Cili gilipter je ti?

Picture of INA
INA

15/05/2025

1. Lumir spiuni, posa doli nga takimi me Presidenten, menjëherë spiunoi çka ka folur Albini në takim.
– Marre.

– Tha: Më habiti Albini’…Domethënë, Lumir Abdixhiku ende ka vend për t’u habitur nga Albin Kurti. Kjo ma çoi mallin e asaj shprehjes së dashurisë: ‘Ende m’i zgjon fluturat në bark’.

– Lumir Abdixhiku nuk habitet se pse qe njëzet vjet LDK nuk i ka fituar zgjedhjet!
Kjo është habitorja e LDK-së, e jo dekodimi i heshtjes së Albin Kurtit.

2. Albin Kurti po hesht, por Hykmetja po punon si përkthyese e heshtjes së tij.

– Hykmetja sot nuk u nervozua, se ajo gjithmonë është nervoz, lajm do të ishte nëse një herë do të ndodhte që ajo të fliste e qetë, si insan.

– Hykmetes nuk i pëlqen që Albin Kurtit s’i duket vetvetja ‘rast urgjent’.

3. Presidentja me setër të gjelbër dukej paqësore si Kryegjyshi Botëror (të cilin e përshëndes).

– Kur setra e saj, më e gjelbër se gjelbërimi, i kombinohej me flokë (më të zeza se personazhi i këngës ‘Moj zeshkanja ime’), formohej imazhi i flamurit të Trepçës.

4. Gratë i ka kapluar ‘paniku i setrave’, si nanat tona diku ‘paniku i setave’.

5. Ramush Haradinaj e mbante procesverbalin e takimit në një
fletore ngjyrë synetie.
– Kokën e mbante ulur, për efekt psikologjik.

6. Presidentja i ka ndarë shqiptarët nga minoritetet, por jo sipas fesë dhe orientimit seksual!

– Pasi dështoi në grup, propozoi që t’i thërras ‘liderët’ një nga një.
– E nëse dështon edhe me një
nga një do ta thërrasë nga një ‘gjymë njeri’ në takim.

– (Po, ku mund ta qetësosh ti situatën, moj skile).

7. Memli Krasniqi…sot ka rënë edhe në mjerim humoristik, plus të vjedhur, me atë turbo-folkun e ‘tymit të bardhë’ ..

– Naiv e jokreativ, gati sa Hykmetja, çudi që është kaq i paditur, pasi që arsimtare e ka pasur një Lutajkë (Të cilën e përshëndes, Afërdita e ka emrin).

8. Në vend se të nervozohet Albin Kurti, e këta ta gëzojnë qetësinë e merituar, këta po nervozohen për Albin Kurtit, e ai po e gëzon qetësinë e tyre.

– Pakëz i pashpirt është ky…Kur e gjen detin e vetmuar, e pushton!

9. Në një dyqan të çorapave najlon dhe brekëve të pambukta, dy vajza punëtore e përqeshnin Albulena Haxhiun, me sa vijon:

– Njëra: Është duke ardhur Albulena në dyqan tek ne?
– Tjetra: A me lënë brenda?

P.S. Autorja pyeti:
A ke parë ti ndonjëherë mashkull kah ofshanë ‘oh’, ‘uh’ ‘ah’, apo si thirren ndryshe anomatopetë e mërzisë…

– Nëse po, atëherë e kupton se si meshkujt janë mbivlerësuar nga femrat…

Gratë u kanë dhënë atyre forcën që s’e kanë, prandaj ata sillen keq, sepse kujtojnë se ashtu kanë qejf femrat…

(Me gjerësisht, ndoshta, një herë tjetër).

TË FUNDIT

Qeveria sot miratoi ribalancimin e buxhetit – parashikohen të ardhura të rritura prej një përqind

Regjisori shqiptar Qëndrim Rijani, fitues i katërmbëdhjetë çmimeve për regji, do të drejtojë shfaqjen “Jul Cezari” në Split

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

Shqipëria, e para në Ballkan dhe e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

OEMVP apel prindërve dhe nxënësve: “Zgjidhni shkollat e mesme profesionale“

“Sot e nesër shi i rrëmbyeshëm , temperatura të larta në fundjavë”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË