Cili nga demokratët mund ta mposhtë Donald Trumpin?

0

Nga Elisabeth Drew

Zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit të këtij viti, janë më të rëndësishme në historinë moderne të vendit. Nëse një Donald Trump gjithnjë e më autoritar, hakmarrës dhe i rrezikshëm fiton edhe një mandat tjetër, kjo gjë do të diktojë atë që do të jetë SHBA-në për një kohë të gjatë në të ardhmen.

Zgjedhjet e këtij viti, nuk do të jenë një luftë tipike mes dy partive që ndryshojnë më shumë në shkallë sesa në natyrën e tyre. Por më së pari, demokratët duhet të zgjedhin kandidatin e tyre, dhe këtë herë gara brendpartiake është jashtëzakonisht e ashpër.

Përpjekja e tretë e ish-zëvendëspresidentit Xhon Bajden, për të fituar nominimin si kandidat zyrtar i demokratëve për president, nuk do të shkojë shumë më mirë sesa dy të parat. Bajden është një figurë shumë popullore – një njeri pozitiv, empatik, dhe që i mungon ligësia.

Por ka shumë gjasa që pikat e tij të forta, të përcaktojnë edhe disfatën e tij elektorale. Atij i mungon ajo që unë e quaj një veti tipike spresidenciale:dinjiteti, dhe një distancim i caktuar,

që përçon ndjesinë se shpërfillja e tij nga të tjerët, do të ishte një lëvizje jo shumë e zgjuar.

Ndërkohë atij i mungon një mesazh:duke e kujtuar demokratëve se ishte zv/presedent në kohën e Barak Obama, ai u thotë pak ose aspak votuesve se si do të qeveriste nëse do fitonte.

Në të njëjtën situatë është dhe Elizabet Uorren. Që në fillim, ajo iu përgjigj pyetjeve duke thënë:”Unë e kam një plan për këtë gjë!”. Ajo ka njohuri mbi qeverisjen e brendshme, dhe ka zhvilluar një fushatë pasionante. Por ajo dukej se nuk e kuptonte, se miratimi i kaq shumë programeve të reja do të ishte i pamundur.

Disa nga kolegët e saj të Senatit – përfshirë aleatët – më thanë më herët se ajo nuk do të “dukej mirë”. Ata nuk e pëlqejnë qëndrimin e saj moralist. Uorren ka një hendek me votuesit demokratë, që mund të ngushtohet me selfiet që ajo bën me fansat.

Edhe senatori Berni Sanders, është një viktimë e shumë premtimeve të dhëna. Ai gëzon ende një mbështetje të madhe tek votuesve më të rinj. Ndërkohë shumica e votuesve të moshuar, pyesin se ku do t’i gjejë paratë për të realizuar të gjitha premtimet e tij, përfshirë shkollimin falas në universitetet publike, dhe faljen e borxhit të studentëve.

Si Uorren dhe Sanders, janë në telashe me sigurimin shëndetësor universal “Medicare for All”. As njëri dhe as tjetri, nuk ka treguar sesi zëvendësimi i “Obamacare” me sistemin e një paguesi të vetëm, nuk do të rritë taksat për klasën e mesme, teksa disa sindikata e kundërshtojnë atë, pasi do të zëvendësonte planet më të mira të kujdesit shëndetësor të cilat i negociuan, duke hequr dorë nga përfitimet e tjera.

Sanders, një “socialist demokratik” i vetëshpallur, është një figurë shqetësuese, në një kohë kur uniteti i partisë shihet si vendimtar për të mposhtur Trumpin. Ngurtësia ideologjike e Sanders, e kufizon jo pak vijimësinë e tij në garën brendapartiake. Për këtë arsye, ai ka dështuar të rrisë elektoratin e tij.

Edhe pse fitoi në Nju Hempshajër, shtet kufi me shtetin e tij të origjinës, Vermont, ai fitoi 50 për qind më pak vota se në vitin 2016. Por tani, ai nuk mund të përjashtohet si një mundësi e fortë për nominimin zyrtar. I ndihmuar nga një shtyp politik që po kërkon fabula të reja, dhe një debat të mirë 4 netë para garës së Nju Hempshajërit, senatorja Emi Klobushar e ktheu vendin e saj të tretë (ishte e pesta në Ajoua) në një “lëvizje”. Por debatet janë një tregues i dobët i një presidence:ato provojnë pëlqyeshmëri, zgjuarsi dhe një vizion, por zbulojnë pak për temperamentin, gjykimin, kuriozitetin, mençurinë, dhe aftësinë diplomatike të kandidatëve.

Tani për tani, spektakolariteti i Klobushar ka lënë në hije reputacionin e saj mbi mençurinë. Ndërkohë saj i mungon një vizion. Ajo mburret me një rekord mbresëlënës të zgjedhjeve të fituara në Minesota, ku nuk ka pasur një rival të fortë, dhe e thekson shpesh origjinën e saj modeste (gjyshi i saj ishte minator në një minierë qymyri).

Ajo që ajo nuk e vë në dukje, është mbështetja që i japin saj korporatat , përfshirë gjigandin e agrobiznesit “Cargill”, një nga kompanitë më të diskutueshme në Amerikë. Pit Batigig, 38 vjeç, ka qenë fenomeni më befasues në këtë garë, falë intelektit të tij të mprehtë, dhe qetësisë së tij të pazakontë.

Rivalët e tij tallen me përvojën e tij politike modeste si krybashkiak i një qyteti të vogël (Sauth Bend, Indiana), por që e ka familjarizuar atë me mënyrën se si funksionojnë programet federale. Ai hyri si vullnetar në ushtrinë amerikane dhe shërbeu në Afganistan, dhe ka mendime shumë të pjekura mbi politikën e jashtme, sesa shumica e rivalëve të tij (përveç Bajdenit).

Ai është i martuar me një burrë homoseksual, ka një sens humori të lindur, dhe mund ta poshtërojë kundërshtarin në një mënyrë që kujton Obamën. Por, a mjafton kjo për të fituar? Bill Klinton ishte empatik. Amerikanët e panë Obamën të qante pas masakrës në shkollës fillore Sendi Huk në vitin 2012. Është e vështirë të imagjinohet Batigig duke qarë.

Pasi Majk Blumberg, kryetar i bashkisë së Nju Jorkut për 3 mandat, u rrit në sondazhe, figura e tij ka nisur të analizohej më në detaje. Për shembull, ai është akuzuar për racizëm gjatë detyrës si kryebashkiak, dhe për mizogjini në praktikat e tij të biznesit.

Deklaratat vulgare që ka bërë para se të zgjidhej kryebashkiak, po qarkullojnë tani gjerësisht. Por Blumberg e ka përdorur pasurinë e tij të madhe për të vetë-financuar fushatën e tij, për të ndërtuar aleanca të rëndësishme, dhe duke iu ofruar grante trajnimi kryebashkiakëve, shumica e tyre zezakë, dhe duke ndihmuar gratë të ecin përpara.

Për më tepër, përvoja qeverisëse e Blumberg dhe mënyra e tij e qetë e sjelljes në publik, e bëjnë atë tërheqës për shumë njerëz. Avantazhi i tij më i madhe, është se ai shihet si më i përshtatshmi për të mposhtur Trumpin, që duket i mërzitur nga perspektiva e përballjes me një sfidant që është shumë më i pasur se ai (dhe që nuk përdor praktikat e tij të pazakonta të biznesit në Nju York).

Të qënit në gjendje të blesh avantazh politik, mund të jetë e padrejtë ose e gabuar, por Trump është një figurë kaq alarmante, saqë shumë votues deri më tani janë të gatshëm të anashkalojnë atë që nuk dikur do ta falnin kurrë. Kjo për shkak se zgjedhjet e këtij viti, po zhvillohen në një kohë krize për demokracinë amerikane.

“Project Syndicate” – Bota.al