Cili shtet shet më shumë armë në botë?

Pavarësisht problemeve të zinxhirit të furnizimit të lidhura me pandeminë, shitjet globale të armëve vazhduan të rriten vitin e kaluar, raportoi të hënën Instituti i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Njëqind nga kompanitë më të mëdha të armëve në botë shitën armë të rënda dhe shërbime ushtarake me vlerë 592 miliardë dollarë në vitin 2021, sipas një raporti të SIPRI, përcjell Faktor.

Kjo do të thotë një rritje prej 1.9 për qind krahasuar me një vit më parë. Rritja është përsëri më e lartë se në vitin 2020, por nën rritjen mesatare në katër vitet para pandemisë së koronavirusit.

Dyzet kompani amerikane përbëjnë 51 për qind të shitjeve totale të armëve. Sipas të dhënave të SIPRI, shumica e pajisjeve ushtarake ende vijnë nga korporatat amerikane.

Dyzet kompani amerikane – duke përfshirë pesë të parat në renditje – së bashku përbëjnë 51 për qind të të gjitha shitjeve të armëve midis 100 korporatave më të mëdha.

Por midis pesë kompanive më të mëdha – Lockheed Martin, Raytheon Technologies, Boeing, Northrop Grumman dhe General Dynamics – vetëm Raytheon pa rritje.

Në të njëjtën kohë, shitjet e tetë kompanive më të mëdha kineze u rritën me 6.3 për qind në vitin 2021.

Kina është në vendin e dytë për sa i përket shitjeve totale të armëve, me një përqindje që është rritur ndjeshëm në 18 për qind. ndjekur nga Britania e Madhe me 6.8 për qind dhe Franca me 4.9 për qind. Pjesa gjermane ishte 1.6 për qind. Kompanitë evropiane, të cilat tani përfaqësojnë 27 nga 100 më të mëdhatë, janë rritur me 4.2 për qind gjatë vitit 2020./Faktor