Opinionisti i katër edicioneve të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në këtë edicion të katërt të reality show-t dhe miqësive të fituara.
Mes batutash Arbri ka treguar se fill pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve.
Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish- banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipiëri, që prej edicionit të parë të tij.
Ndërkohë i ngacmuar nga moderatorja e njohur se cilën prej opinionisteve që ka ndarë studion do të zgjidhte, në katër edicione, Arbri veçoi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.