Cipras: Mungesa e datës për negociata rrezikon Ballkanin Perëndimor

0

Gjatë disa ditëve të ardhshme, Këshilli i Evropës do të marrë vendim nëse ta ftojë Maqedoninë e Veriut që të hapë biseda zyrtare për hyrje në BE. Ky vendim do të tregojë nëse blloku mund të jetë i guximshëm si ky vend i ri, dinamik ballkanik, i cili troket në derën e tyre. Zgjedhja do të jetë nëse të lidhet Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perëndimor drejt BE-së, ose të rrezikohet t’i shtyjë në krizë të re dhe të japë sinjal se reformat e dhimbshme nuk janë shpërblyer. Këtë në kolumnë për revistën “Fajnenshël Tajms” e shkruan Aleksis Cipras, ish kryeministri grek, e tani lider i opozitës në atë vend. Sipas tij, vendimi BE-së – veçmë i anuluar njëherë – do të jetë kyç jo vetëm për vendin dhe stabilitetin rajonal, por edhe për atë që e flet vet Evropa, sigurinë e saj dhe për atë për çka angazhohet. “BE-ja ka mundësi të dëshmojë se është fuqi e sigurt për paqe dhe zhvillim ekonomik. Vendimi për fillim të bisedave për aderim do të jetë përgjigje e fuqishme të forcave të cilat kanë për qëllim ta minojnë Evropën – edhe Ballkanin – që sërish të kthehen në nacionalizëm, unilateralizëm dhe frgamentacion. Në fund, marrëveshja e Prespës, e nënshkruar më 17 qershor të vitit të kaluar nga ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov, ka bërë më shumë sesa hapja e mundësive për anëtarësim në BE. Ai e theksoi rëndësinë e projektit evropian, në një nga momentet më të vështira”, tha Cipras. Ai, mes tjerash, potencon se arritja e marrëveshjes ka kërkuar vullnet të fuqishëm politik, përpjekje të mundimshme diplomatike dhe nivel të respektit të ndërsjellë dhe dialog të sinqertë, që duhej ta kultivonim dhe mbrojmë nëpër shumë kthesa të vështira. Sipas tij, periudha në historinë evropiane kur Ballkani ishte katalizator për ndarje dhe luftë ka përfunduar.