City e vlerëson Bernardo Silvën 100 milionë euro

ina-online
ina-online

10 Gusht, 2023

Bernardo Silva është ndoshta njëra prej goditjeve më të nënvlerësuara të Manchester Cityt në vitet e fundit.

I reklamuar shumë më pak se Kevin de Bruyne, që nuk bie në sy në krahasim me Riyad Mahrez dje më pak organizator sesa Ilkay Gundogan.

Por, njëjtë si bashkëkombësi i tij Bruno Fernandes, Silva bën një lloj magjie me topin në këmbët e tij, i aftë të bëjë driblime dhe pasime apo harkime për shokët e skuadrës, shkruan “Gazeta Express”.

E për këtë, edhe pse nuk thuhet prej shumëkujt, është një element i rëndësishëm në sukseset e kampionëve të rinj të Evropës.

Këtë gjë megjithatë po e vlerëson shumë Barcelona, e cila dëshiron ta ketë në gjirin e saj, njëjtë siç dëshironte edhe në verën e kaluar.

Përfaqësuesi portugez ka kontratë me “Citizens” deri në verën e vitit 2025, por edhe vetë ai do të donte të largohet nga “Etihad Stadium” në këtë verë.

Paris Saint-Germaini është një tjetër klub që ia ka vënë syrin futbollistit kreativ.

Por, parisienët i kanë ofruar vetëm 30 milionë euro për kartonin e tij, ofertë kjo e refuzuar menjëherë nga City, i cili i kërkon 100 milionë euro për Silvan, i cili sot i ka mbushur 29 vjet.

Pra, këtë shifër të lartë mund ta përballojnë veç klubet nga Arabia Saudite, por lojtari e ka mendjen tek futbolli evropian… /Gazeta Express/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adnan-januzaj

Januzaj nga La Liga sërish rikthehet te Premier Liga

vinicius

Realit i rikthehet ylli brazilian, Vinícius gati për derbin e Madridit

massimiliano-allegri_15r5yo9lfzicg1kw8p87d4nrer

Allegri shpërthen pas humbjes: Titulli? Nëse jemi në top katër është sukses

barcelona kampion

Përmbysja e çmendur e Barcelonës ndaj Selta Vigos

lukaku

Lukaku: Mjaftoi një telefonatë që të kaloja te Roma, Mourinho e di mirë çfarë burri jam unë

Hajrulla Ceku

Kosova planifikon ti ndërtoj 27 stadiume brenda 5 viteve

karate kosova medalje

Kosova me pesë medalje në Kampionatin Ballkanik për seniorë e veteranë në Tiranë

kombetarja

Shqipëri – Bullgari, FShF del me njoftim për biletat (FOTO)

Ronaldo Al Nassr

Ronaldo: Nuk kam mbaruar ende, dua të fitojë ndeshje e trofe dhe të shënojë gola

INFO

NA NDIQ