City jashtë Championsit, klubi anglez reagon: Duan të na dëmtojnë!

0
MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 12: Aymeric Laporte of Manchester City controls the ball during the UEFA Champions League Group F match between Manchester City and TSG 1899 Hoffenheim at Etihad Stadium on December 12, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by TF-Images/TF-Images via Getty Images)

Pas artikujve për një përjashtim nga Champions League në sezonin e ardhshëm, Manchester City ka reaguar me një deklaratë për mediat. Klubi anglez doli në një qëndrim zyrtar ku mohoi kategorikisht këto raporte dhe theksuar se janë duke bashkëpunuar me “Trupën e Kontrollit të Financave të Klubeve komiteti i investigimit” (CFCB IC).

“Raporti i New York Times, duke cituar “njerëzit që njihen me rastin”, është jashtëzakonisht shqetësues. Implikimet janë që ose besimi i mirë i Manchester City në CFCB IC është i gabuar ose procesi ICCB CF po keqinterpretohet nga individë që synojnë dëmtimin e reputacionit të klubit dhe interesave të tij komerciale. Ose të dyja.

Akuzat për parregullsi financiare janë krejtësisht të rreme, dhe një dëshmi gjithëpërfshirëse e këtij fakti i është dhënë ICCB CB”, thuhet në një pjesë të deklaratës së Manchester City.