Çka dëshmoi doganieri për tragjedinë me “Besa Trans”, si ishin dokumentet e autobusëve (VIDEO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13 Prill, 2023

Përfaqësuesi i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Dragan Vasilevski sot në seancën gjyqësore për rastin e tragjedisë së rëndë me autobusin e “Besa Trans” shpjegoi se dogana ka sistem i cili evidenton daljet e autobusëve jashtë kufirit që quhet EKSIM.

Sipas tij, pa u plotësuar kushtet, asnjë autobusi nuk i lejohet dalja nga shteti.

“Besa trans, në sistem është evidentuar disa herë, pasi është transportues i rregullt, ekziston evidencë që ka dalë. Për të kaluar një autobus, duhet të ketë: Llojin e lejes (eksport, import…), emri i transportuesit, numri amë i transportuesit, numri i lejes, targat, numri i certifikatës së licencës, emri i shoferit, certifikata, lista e udhëtarëve, relacioni i transportit dhe vendi ku është regjistruar transportuesi”, tha Dragan Vasilevski, dogana e Maqedonisë.

Pas kësaj avokati i pronarit të Besa Trans, Asmir Alispahiq pyeti përfaqësuesin e Doganave në qoftë se me këtë nënkupton se “Besa Trans” ka pasur certifikatë origjinale dhe i ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme. Ai u përgjigj se s’mund të jep konkluzione në këtë drejtim.

Ngelet e paqartë se si autobusi i aksidentuar edhe pse nuk ka pasur certifikatë të licencës për transport ndërkombëtar, ka arritur 20 herë ta lëshojë shtetin. Sipas Alispahiq, kjo përgjigje duhet të kërkohet diku tjetër – por thotë se certifikata e përdorur assesi s’ka qenë e falsifikuar.

Sipas aktakuzës, pronari i Besa Trans Bekim Haxhiu përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Kjo çoi në suspendimin e dy doganierëve një ditë pas aksidentit.

Aksidenti në fjalë ndodhi në Bullgari më 23 nëntor të vitit 2021, kur autobusi i “Besa Trans” po kthehej nga Stambolli. Në mesin e 45 të vdekurve, 12 ishin fëmijë ndërsa vetëm shtatë mbijetuan./Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

veriu i kosoves

Situata në veriun e Kosovës, Rusia akuzon SHBA-të dhe BE-në

edita

Edita Tahiri: Ku ishin gjatë luftës këta trimat e VETËVENDOSJES!

IMG_1521

Zgjedhet pasuesi i Vuçiqit në krye të partisë SNS, kush është i besuari i presidentit serb

IMG_1517

Promovohet në Shkup Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA

matura-shteterore-provimi

Sot provimi i parë i maturës shtetërore

mickoski-kovacevski

Kovaçevski: Do ta ftojë në takim Micksokin, do të propozojë që të flitet vetëm për dy tema

BDI

BDI: Korridoret do të ndërtohen

IMG_1513

Situata sot në Veriun e Kosovës, NATO del me një qëndrim

IMG_1514

La Liga, sa para merr çdo ekip në përfundim të sezonit?

INFO

NA NDIQ