Çka duhet të bëjnë mërgimtarët që kanë pasaportat me “Republika e Maqedonisë”?

ina-online
ina-online

03/02/2024

Qytetarët që janë jashtë vendit dhe kanë pasaporta me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë” duhet të kontaktojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u kthyer në atdhe pas 12 shkurtit.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

“Në Ministrinë e Jashtme ka një linjë telefonike 24 orëshe dhe një ekip kujdestar në Ministri i pranon ato telefonata. Le të telefonojnë, ne do t’i drejtojmë, do t’u themi se çfarë duhet të bëjnë që të mund të kthehen. Thirrje të tilla tashmë ka, por presim që me afrimin e afatit të shtohen”, theksoi për TV21, ministri Osmani, përcjell INA.

Sipas tij, qytetarët që janë jashtë shtetit duhet të jenë në komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të marrë udhëzime se si do të mund të kthehen në vend pas datës 12 shkurt.

Ai ka konfirmuar se nga 12 shkurti nuk do të jenë të vlefshme pasaportat me emrin e vjetër dhe, siç tha ai, Greqia ka njoftuar të gjitha vendet se ajo pasaportë është e pavlefshme.

Osmani tha se kjo nuk mund të ndryshohet pasi që rrjedh nga Marrëveshja e Prespës, e cila nuk mund të ndryshohet dhe janë afatet e përcaktuara.

“Tashmë jemi duke u riorganizuar në Ministrinë e Jashtme. Kemi pasur komunikim me të gjitha përfaqësitë diplomatike-konsullore, po dërgojmë njerëz në ndihmë, po organizojmë një operacion me dy turne për të takuar ata që do të duhet të kthehen në vend dhe të kërkojnë pasaportë”, shtoi Osmani.

Sipas tij, në vend që të jepen shpresa të rreme se do ta ndryshojmë Marrëveshjen e Prespës, le ta përshpejtojmë dhënien e pasaportave deri më 12 shkurt.

Osmani thotë se Qeveria po shqyrton mundësinë që të dëmshpërblejë apo tia kthejë paratë qytetarëve që kanë marrë pasaportat e reja.

“Janë zhvilluar disa skenarë. Nga mundësia që shteti të dëmshpërblejë ata që kanë pasaportë të vlefshme dhe për shkak të marrëveshjes duhet t’i ndryshojnë, deri te mundësia e riorganizimit të shërbimeve. Sot ishte takimi i parë i atij grupi punues. Tani për tani është në nivel skenarësh, por është shqyrtuar edhe opsioni i rimbursimit apo mbulimit financiar. Kjo ishte në seancën e parë të Qeverisë, me kërkesë të kryeministrit Xhaferi, dhe tani ne si grup punues i ministrave duhet t’i raportojmë kryeministrit për propozimet tona se si mendojmë se mund të përmbushen nga qytetarët”, deklaroi ministri i jashtëm, Osmani.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

1

Oda kërçovare në Zvicër ndau mirënjohje për veprimtarë dhe personalitete të suksesshëm të diasporës

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

INFO

NA NDIQ