Çka e gjeti Llatasin?!

0

Gjykata Penale e Shkupit ka miratuar në tërësi akuzën për lëndën e speciales “Trevnik”.

Në këtë rast akuzohen tre persona, gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas, dhe dy vllezërit e tij.

Sipas akuzës së PSP-së, në periudhën 2011-2013, ata kanë kryer ndërtime pa leje në komunën e Zelenikovës.

Redaktori i Sitel, Llatas gjithashtu dyshohet për evazion fiskal si pronar i kompanive “Total Marketing” dhe “Total Media Centar”. Latas dyshohet se prej vitit 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe persona privat të evitojnë pagesën e tatimit në faturat përfundimtare dhe në paraqitjet tatimore, ka dhënë informata të rrejshme, me çka personat juridik kanë dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro, ndërsa personi fizik për 63 mijë euro.

Prokurorja Fatime Fetai gjatë prezantimit të rastit tha se i dyshuari ka blerë mobilie prej 65 mijë euro, dyshekë prej 3 mijë euro, disa orë të shtrenjta dore të brendit “Brajtling”, enë të shtrenjta kuzhine si dhe qilima persian. Tre nga kompanitë që janë nën hetim nuk kanë pasur asnjë të punësuar të cilët do ta përdornin pajisjen që ai e ka blerë në emër të kompanisë.