Një numër i politikanëve opozitar besojnë se pas luftës, presidenti Volodymyr Zelensky do të duhet të paguajë për gabimet – tani ata po i mbyllin sytë pasi nuk duan të ndikojnë në luftën për çlirimin e vendit.
“Unë isha në rrugë gjatë Revolucionit Portokalli në vitin 2004 dhe 2014. Pra, përvjetori i dhjetë po afron, dhe kjo është periudha në të cilën ne priremi të fillojmë revolucionet”, tha për politico.eu, Inna Sovsun, anëtare e partisë liberale pro-evropiane Holos.
Pothuajse dhjetë vjet më parë, qindra mijëra ukrainas protestuan dhe rrëzuan Viktor Yanukovych – një kukull e presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.
Revolucioni Maidan i vitit 2014 pati pasoja të paparashikuara, duke vënë në lëvizje ngjarjet që e kanë sjellë Ukrainën në pozicionin e saj aktual – duke u mbrojtur kundër një pushtimi rus të nisur nga hakmarrja dhe pakënaqësia e Putinit. Dhe sado që ai revolucion shumëngjyrësh pati një jehonë, aq do të ketë edhe lufta, duke krijuar ndjenja të forta kombëtare dhe duke krijuar pritshmëri të mëdha për të ardhmen – dhe ato do të jenë të vështira për t’u përmbushur.
Një ish-ministër ukrainas deklaroi se “E dini, Maidan mund të ndodhë përsëri”. Ai kërkoi të mos identifikohet në mënyrë që të mund të diskutonte lirisht për tema të ndjeshme. Opozitari ishte i kujdesshëm teksa fliste pasi nuk dëshironte të minonte përpjekjet për çlirim dhe të nxis edhe më tepër propagandën ruse.
“Kjo luftë ka ngjallur shpresa të mëdha dhe njerëzit do të jenë shumë të paduruar për ndryshim”, tha ai. Ata do të duan para dhe drejtësi si dhe përfundimin e reformës që filloi në vitin 2014 – këto do t’i duan shpejt t’i arrijnë.
Dhe ndërsa lundrimi në ujërat e trazuara politike të pasluftës do të ishte i vështirë për çdo lider, sipas ish-ministrit, do të jetë veçanërisht problematik për presidentin ukrainas sepse ai u bë pjesë e problemit si një lider me prirje autokratike.
Reklama
Mund të tingëllojë e çuditshme, duke parë nga jashtë. Në fund të fundit, prej një viti tashmë, Zelensky vlerësohet si mishërimi i rezistencës ukrainase, madje edhe një ikonë e demokracisë. Ai ende duartrokitet për refuzimin e një oferte të amerikanëve për t’u larguar nga Kievi, kur tanket ruse ishin 60 kilometra larg kryeqytetit, dhe retorika e tij e frymëzuar gjatë luftës dhe aftësitë magjepsëse oratorike ishin të dobishme për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për të mbështetur Ukrainën në momentin historik të ekzistencës.
Zelenskyt i jepet medalja “shqiponja e bardhë” nga homologu polak
Lexo po ashtu
Zelenskyt i jepet medalja “shqiponja e bardhë” nga homologu polak
Lidershipi, aftësitë e komunikimit dhe shpirti i paepur i Zelenskyt, kanë bërë që t’i rritet reputacioni edhe në Ukrainë. Sipas sondazheve, ai gëzon mbështetje të lartë publike – vetëm ushtria është më popullore se ai. Megjithatë, vëzhguesit me përvojë e shohin vlerësimin prej 84 për qind si rezultat i një mitingu patriotik dhe parashikojnë se numrat do të bien shpejt sapo të largohet kërcënimi ekzistencial. Një gjë e ngjashme ndodhi pak pasi ish-komediani u bë president në vitin 2019, duke fituar me shumicë dërrmuese zgjedhjet me premtimin për të mbrojtur interesat e popullit kundër të pasurve dhe klasës sunduese.
Fatkeqësisht, Zelensky nuk mundi ta përsëriste rolin si në serialin televiziv, “Shërbëtori i popullit”, në jetën reale, ndërsa humbi mbështetjen për 11 për qind pasi shkarkoi kryeministrin me mendje reformatore, duke krijuar një qeveri me miq dhe ish-partnerë biznesi ndërsa nuk ka arritur asgjë në luftën kundër korrupsionit. Në vend të kësaj, disa e akuzojnë presidentin ukrainas se po sillet gjithnjë e më shumë në mënyrë autokratike dhe se po shkel ligjet duke nxjerrë dekrete presidenciale për të sanksionuar kundërshtarët, të gjitha në emër të luftimit të agresionit rus – por, disa kritikë thonë, edhe për të dëmtuar kundërshtarët e tij politikë.
Katër muaj para pushtimit rus, Zelensky dhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë ishin gjithashtu të përfshirë në aktivitete të dyshimta financiare. Bazuar në “Pandora Papers” – dokumente të fshehura që zbulojnë aktivitetet e liderëve politikë dhe individëve të tjerë të shquar në mbarë botën – u zbulua se lideri ukrainas themeloi kompani në parajsat fiskale përpara se të bëhej president, por vazhdoi të përfitonte prej tyre pas marrjes së detyrës. Zelensky mohoi se po bënte pastrim parash apo paligjshmëri me përdorimin e këtyre fondeve.
Nuk është koha për ta kritikuar për aktivitetet para luftës, thonë kundërshtarët politikë, por kur konfliktet të shuhen, do të lindin pyetje për gjithçka që ka ndodhur para fillimit të saj. Do të kërkohet gjithashtu një shpjegim se pse Zelensky injoroi paralajmërimet dramatike nga Perëndimi për probabilitetin e lartë të një pushtimi rus dhe pse nuk e përgatiti më herët vendin për luftë.
Zelensky: Dua që Putini të kalojë pjesën tjetër të jetës në një bodrum, me një kovë në vend të një guaske tualeti
Megjithatë, herë pas here këto pyetje shtrohen edhe në mes të luftës, dhe së fundi u ndezën në muajin gusht, kur pasoi një valë kritikash publike pasi Zelenskyt tha se ai minimizoi paralajmërimet për një sulm të afërt, duke pretenduar se duhej ta bënte këtë sepse nuk donte që të përhapej paniku, që njerëzit të fillonin të iknin dhe të shmangnin një kolaps ekonomik, transmeton Telegrafi.
Politikanët e opozitës dhe udhëheqësit e shoqërisë civile pohuan se Zelensky gjithashtu do të vihet nën kritika për mënyrën se si ai dhe ekipi i tij i ngushtë i miqve të vjetër dhe ish-partnerëve të biznesit qeverisën gjatë luftës – në një mënyrë jo të ndryshme nga mënyra se si e bënë këtë përpara pushtimit, duke u përpjekur për të vendosur një “demokraci të menaxhuar” me një parti dominuese.
“Sigurisht, ne duhet të mbështesim qeverinë dhe ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Mikola Kniazhitski, përfaqësues i opozitës nga qyteti i Lviv në perëndim të vendit. “Megjithatë, shqetësohem për të ardhmen e demokracisë në vendin tim. Edhe në kushte lufte duhet të ketë një opozitë politike, duhet të vazhdojë procesi demokratik, të ketë mbikëqyrje parlamentare”, tha ai.