Çka e shkaktoi zjarrin në spitalin e Tetovës, vjen raporti gjerman pas 4 muajve pritje

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Janar, 2022

Në Maqedoninë e Veriut ka mbërritur raporti i ekspertëve gjerman lidhur me shpërthimin e zjarrit në spitalin modular të Tetovës ku hunbën jetën 14 veta, kryesisht pacientë.

Ky raport në formë mendimi siç mësohet ka mbërritur pas katër muajve dhe ai pritet të zbardhë pistën e saktë të mundshme se si shpërtheu zjarri dhe cilët kanë qenë faktorët, përcjell INA.

Raporti do i shërbej Prokurorisë Publike dhe ekspertizës vendore.

Ekspertiza gjermane është kërkuar përmes asistencës juridike ndërkombëtare, që do të thotë se mund të përdoret në një procedurë të mundshme gjyqësore.

Deri më tani janë kryer tri ekspertiza. E para është bërë nga Ministria e Brendshme, e cila ka konstatuar se një ndërprerje e energjisë elektrike gjatë reanimimit të një pacienti ka mbinxehur një kordon zgjatues, gjë që ka sjellë zjarrin. E dyta është e Fakultetit të Teknologjisë, për të cilën nuk ka detaje për gjetjet dhe e treta është bërë nga një inxhinier elektrik për instalimet në spital.(INA)

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5224

Taravari: Nëse lejohet rikthimi i Gruevskit, ASH do ta shyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

vaksina-anti-covid-19-scaled-1-1

Interesim i vogël për vaksinim kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Agim islami2

Amnistia / Agim Islami: Kriminelët është më me rëndësi të lirohen, sesa të pafajshmit!

Arben Taravari

Taravari: Ligji për Amnisti kalon javën e ardhshme

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

INFO

NA NDIQ