Çka mendon Ferki Shala për estradën e sotit?

0

Ferki Shala mbetet një ndër zërat më të veçantë të muzikës vendore. Ani pse ka vite që është larguar nga muzika, ai nuk është larguar nga zemrat e adhuruesve të shumtë.

Ferki Shala i grupit “TNT” njihet për shumë hite, e më së shumti për këngën e famshme “Moj biondinë me sytë e zi”.

“TNT” për shumë vite ishin bendi më i popullarizuar në Kosovë, ndërkaq aktiviteti i tyre u ndërpre kur Shala hoqi dorë nga muzikë.

Ferki Shala nga Mitrovica, vokalisti i njohur i “TNT” dhe kolegu më i mirë i shumë këngëtarëve, tashmë është një besimtar i devotshëm i fesë islame dhe nuk dëshiron fare të diskutoj mbi muzikën e as të jap ndonjë mendim mbi estradën, kolegët dhe atë çfarë ndodh në skenën muzikore në vend.

Komentet

komentet