Çka mësova nga Fatime Fetai!

Xhenis Sulimani
Konferenca e parë për shtyp e Prokurorisë Speciale Publike mbahet mend si dita e parë në klasë të parë. Entuziazmi për një fillim të ri, pa koment. Të mos flasë për pjesëmarrjen LIVE në konferencë, si gazetar dhe si një i ri, që menzi pret të jetë dëshmitar i kthesës së madhe. Besimin në drejtësi dhe në individ që mund të bëjnë kthesën, dikush e quan naivitet. Ndoshta me të drejtë. Mua tash vetja më duket si kafshë oruelliane, më mungon vetëm ferma.
Megjithatë, ky është leksion se drejtësia nuk duhet të jetë besim, por punë.