Çka nëse Kosova nuk i plotëson kërkesat e SHBA dhe BE, kjo është përgjigja e Escobar

ina-online
ina-online

7 Qershor, 2023

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është paraqitur para gazetarëve gjatë qëndrimit të tij sot në Beograd.

I pyetur se cilat do të jenë pasojat për Kosovën nëse nuk e pranon propozimin evropian për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, Escobar tha se mospranimi i tij do të thotë t’i kthesh shpinën Evropës.

“Nëse nuk pranojnë, do të thotë se po largohen nga partneriteti euroatlantik në mënyrë të njëanshme. Nuk e di nëse ka pasur ende një përgjigje nga qeveria e Kosovës, shpresoj se qeveria do ta kuptojë se ne duam të arrijmë një rezultat reciprokisht të dobishëm për të dy vendet”, tha ai.

Sipas tij, formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një kërkesë ligjore për qeverinë e Kosovës dhe shtoi se zgjedhjet e reja në veri, nuk duhet të presin deri në fund të korrikut.

“Pra, unë po flas për faktet. Është në marrëveshjen e Brukselit, në konkluzionet e Këshillit Evropian, në kuadër të marrëveshjes së Ohrit. Nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë, por Kosovës dhe Serbisë. Nëse Kosova dëshiron t’i bashkohet procesit të integrimit euroatlantik, duhet ta përmbushë. Pyetja është nëse do të realizohet tani apo brenda një qeverie të ardhshme”, theksoi Escobar.

Ai theksoi se marrëveshja e Ohrit është “gjithëpërfshirëse” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Aty janë shprehur qartë përgjegjësitë e të dyja palëve. Gjithçka mund të bëhet shpejt, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit. Ne mund të kemi gjithçka, shumicën e elementeve,” tha ai.

Escobar ka theksuar se sa i përket zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, “nuk dëshiron të presë deri në fund të korrikut, por se është një plan që aktualisht është duke u zhvilluar”, shkruan Beta.

“Pra, unë mendoj se sfida më e madhe për Serbinë është që të bindë serbët në Kosovë që të kthehen në institucione. Kjo është diçka ku ne jemi në linjë me Serbinë. Ne duhet të sigurohemi që serbët që marrin pjesë në zgjedhje dhe kthimi në institucione është i mirëseardhur”, vuri në dukje Escobar.

Escobar ka mohuar se i ka vendosur afate Kosovës.

“Kurtit nuk i kam dhënë asnjë afat, ajo që kam kërkuar në Prishtinë është – pyeta se cilat janë hapat e mëtejshëm. Miroslav Lajçak dhe unë thamë që pas kësaj vizite duhet të dorëzojmë raporte. Shtëpia e Bardhë po kërkon që unë t’i jap informacionet e fundit të së premtes për atë që po ndodh, dhe ai (Lajçak) duhet t’i raportojë Josep Borellit se çfarë po ndodh. Por, ky është hapi tjetër për mua, nuk është një afat. Bazuar në raportin e ardhshëm, ne do të marrim disa vendime për e ardhmja, por nuk është ndonjë afat për askënd”, tha Escobar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

KFOR KS

Tensionet në veri, KFOR-i rritë praninë me trupa britanike

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

sulmi turqi

VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

carl bildt

Bildt: Padyshim çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

bujar osmani

Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Bujar Osmani kontakton Daçiqin: Mirëpres deklaratën për tërheqje

INFO

NA NDIQ