Çka po ndodhë me kumbarinë mes Amdi Bajram dhe Sasho Mijallkov (VIDEO)

0

Ish-shefi i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov më nuk do të jetë kumbara tradicional i Ballos rome, që do të mbahet më 14 janar në hotelin Aleksandar Palace në Shkup. Pas disa viteve miqësi, kryetari i Lidhjes Rome, Amdi Bajram që është një nga organizatorët e ballos ka shkëputur kumbarinë me Mijallkovin, shkruan Fokus, duke shtuar se sivjet kumbar do të jetë një rom nga Evropa.

Do të jetë një ballo glamuroze me shumë mysafirë dhe tryezë të pasur, ku do të zgjedhet edhe romja më e mirë, ka theksuar deputeti Amdi Bajram, i cili ka kaluar në radhët e maxhorancës aktuale LSDM dhe BDI, duke shkëputur kumbarinë dhe koalicionin me VMRO-DPMNE.

Në ballon e vitit të kaluar ka pasur 1200 mysafirë, ndërsa përveç kumbarës Sasho Mijallkov, mysafirë ishin edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe funksionarë të qeverisjes së kaluar. (INA)