Çka po ndodhë me blerjen e “Javelin”? Deklarohet Ministria e Mbrojtjes dhe lëshon paralajmërimin e fortë

INA
INA

23/02/2024

Ditë më parë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë konfirmuar se periudha 30 ditore e njoftimit të Kongresit Amerikan për çështjen e kërkesës së Kosovës për blerje të sistemit anti-tank Javelin ka përfunduar dhe se tashmë Kosova mund të procedojë tutje me çështjet e prokurimit.

Ditë më parë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë konfirmuar se periudha 30 ditore e njoftimit të Kongresit Amerikan për çështjen e kërkesës së Kosovës për blerje të sistemit anti-tank Javelin ka përfunduar dhe se tashmë Kosova mund të procedojë tutje me çështjet e prokurimit.

Lidhur me atë se çfarë po ndodh me procesin e blerjes së Javelin, kanë folur nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Nga kjo Ministri kanë deklaruar se pas përfundimit të periudhës 30 ditore, tashmë Kosova është në pritje të ofertës amerikane dhe pastaj bazuar në të dhe planin e FSK-së të realizohet blerja.

“Me të përfunduar tashmë periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, Ministria e Mbrojtjes është në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizohet blerja”, ka thënë zëdhënësja dhe këshilltarja e ministrit, Liridona Gashi.

Gashi ka treguar se shuma totale e prokurimit vlerësohet të shkojë tek 75 milionë dollarët, derisa në pako përfshihet edhe trajnimi i ushtarëve

“Kostoja totale e prokurimit vlerësohet të jetë 75 milionë dollarë, ndërsa si pako do të përfshihet edhe trajnimi i ushtarakëve të FSK-së në përdorimin e këtij sistemi. Përderisa afatet për pranimin e tyre caktohen pas përmbylljes së procedurës së blerjes, me rastin e nënshkrimit të kontratës”, ka shtuar tutje ajo.

Gashi ka deklaruar se Kosova përmes kësaj blerje synon ngritjen e kapacitetit mbrojtës.

“Theksojmë se kjo blerje do të ngrisë kapacitetin mbrojtës të FSK-së për të garantuar mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të territorit të Republikës së Kosovës bazuar në misionin kushtetues të saj”, ka sqaruar tutje zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gashi në fund ka treguar edhe detaje se sa ka investuar Kosova në armatim gjatë tri viteve të fundit dhe ka zbuluar se Kosova planifikon edhe blerje të tjera bazuar në planin e zhvillimit të FSK. “Ndërsa konfirmojmë se vlerës prej 239 milionë euro aq sa është investuar në sisteme të armatimeve gjatë tre viteve të fundit, këtë vit do t’i shtohen dhe disa milionë të tjerë pasi planifikojmë të realizojmë dhe blerje të tjera bazuar në planin e zhvillimit të FSK-së dhe planifikimin buxhetor, e që buxheti për vitin 2024 prej 153 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, mundëson realizimin e tyre”, ka përfunduar Gashi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1121

Presidenti Begaj takoi akademikun Rexhep Qosja

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Dy ditë historike për Kosovën në Strasburg – sot nis Asambleja e Këshillit të Evropës

pamje serbi stervitje radojcic grupi banjske

Brenda Programit të Shtëpisë së Bardhë për të ndarë sekretet e Amerikës, flitet edhe për zhvillimet pas sulmit në Banjskë

kurti mediat

Kurti: As pas 30 javësh s’ka aktakuzë për Radoiçiqin

Kurti OKB Keshilli i Sigurimit

Kurti dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Kurti

Kurti: Një grua u vra mizorisht nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Policia-e-Kosoves-800x445

Të shtëna me armë në Ferizaj, vritet një grua

rama macron

Rama-Macronit: Nëse ke nevojë për dikë në momente të vështira, thërrisni një shqiptar

INFO

NA NDIQ