Çka po ndodhë me gjendjen e Isa Mustafës?

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Isa Mustafa vazhdon të mbetet shqetësim jo vetëm për familjen, për LDK-në por edhe për një pjesë të opinionin shqiptarë kudo që ndodhete, shkruan Botapress.

Javën e kaluar u tha se ish-kryeministri Mustafa po përmirësohet dhe se së shpejti pritet të kthehet në familjen e tij në Kosovë. Por edhe sot në ditën e fundit të kësaj jave, lideri i LDK-së nuk është kthyer nga Qendra e rehabilitimit mjekësor në një spital në Gjermani.

Deri më tash as LDK e as familjarët e ish-kryeminsitrit Isa Mustafa nuk kanë dhënë ndonjë informacion të fundit se si është gjendja e liderit të LDK-së dhe se kur do të kthehet në shtëpi Isa Mustafa.