Çka shkruan media ruse për tragjedinë e turistëve në Kavajë

Lajmi i tragjedisë në Qerret për vdekjen e katër turistëve është pasqyruar me shpejtësi në mediat ruse. Versioni rus i prestigjozes “RT”, ka raportuar lajmin duke bërë me dije gjithë detajet që deri më tani janë bërë publike nga mediat shqiptare.

“Katër turistë të vdekur rusë u gjetën në një sauna hoteli në Shqipëri. Me sa duket, bashkatdhetarët vdiqën nga asfiksimi. Autoritetet lokale njoftuan ambasadën ruse për incidentin,”-shkruhet në raportimin e tyre lidhur me ngjarjen. Por nuk bëjnë me dije asnjë detaj lidhur me jetën e turistëve të ardhur në Shqipëri, për të cilët dihen vetëm emrat dhe mosha.

Dosja.al ka mësuar identitetet e katër turistëve rusë që janë asfiksuar dhe kanë ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në një sauna në hotelin “Gloria Palace”, në Qerret. Mësohet së bëhet fjalë për dy çiftet me emrat, përkatësisht: Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.