Çka u propozua dje nga Komisioni për Sëmundje Infektive? Situata drejt përmirësimit

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/03/2022

Me qëllim të ngritjes së imunitetit të popullatës, që do të ishte bazë për zbutje të mëtejshme të masave, nis fushata për vaksinimin e personave nga grupet e rrezikut. Komisioni për Sëmundjet Infektive njoftoi dje se do t’u caktohen terminet nëse nuk janë të vaksinuar plotësisht ose nuk kanë marrë dozë përforcuese.

Grupet e rrezikuara të qytetarëve – personat mbi 65 vjeç me komorbiditete ose më të rinj se 65 vjeç me më shumë komorbiditete, do të njoftohen me SMS se në një kohë të caktuar duhet të vizitojnë pikën për t’u vaksinuar.

Sipas të dhënave të marra nga “Terminiim”, në grupin e rrezikut bëjnë pjesë 260 mijë qytetarë. Gjysma e tyre, siç bëri të ditur dje Komisioni, ose kanë marrë një dozë ose nuk kanë marrë asnjë, ndërsa gjysma tjetër, përkatësisht 130 mijë nuk kanë marrë dozë përforcuese.

Ng Komisioni për Sëmundjet Infektive dje kumtuan se fokusi do të jetë te vaksinimi i grupeve të rrezikut sepse bazë për lehtësimin e masave është mbi të gjitha vaksinimi, i cili në vendin tonë është në nivel shumë të ulët – 41 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.

Analiza serologjike e 920 mostrave tregoi se ekziston një imunitet solid i bazuar në vaksinim, sipas të dhënave fillestare nga hulumtimi i imunitetit të popullatës të kryer nga Komisioni.

“Mbi 85 për qind e individëve të vaksinuar kanë njëfarë imuniteti ndaj KOVID-19. Nuk mund të flasim për efikasitet, por mund të zbulojmë se ekziston. Nga ata 920, rreth 170 persona kanë qenë të pavaksinuar dhe kanë mbi 70 për qind seropozitivitet, gjegjësisht kemi një mesatare solide të imunitetit, informoi dje dr. Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për sëmundje infektive.

Parametrat e skriningut dhe sa realisht mund të zbatohen për të lehtësuar kufizimet, tha ai nëkonferencë shtypi, do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.

Në takimin e djeshëm komisioni rekomandoi heqjen e certifikatave që janë të detyrueshme për hyrjen në qendrat tregtare, përkatësisht aty ku mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme.

“Ne kemi arritur në një përfundim, ai është të rekomandojmë heqjen e certifikatave të detyrueshme për praninë e qendrave tregtare, pra aty ku mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme. Ky është një hap drejt lehtësimit të kufizimeve, por sigurisht që do të jemi shumë të kujdesshëm për zhvillimin e ardhshëm, sepse nuk duam të arrijmë rezultate të papritura duke i refuzuar të gjitha masat”, tha Petliçkovski

TË FUNDIT

Protesta në Koçan, tubim në Shkup! Qeveria thirrje: Të mos pengohet hetimi me thirrje për destabilizim

Pesë orë takim mes ShBA-së dhe Ukrainës në Riad, Zelensky: Puna e delegacioneve vazhdon

Livia për Eglin: Po luan me informacione nga jashtë…

Jozi thyen çelësin brenda kutisë së emergjencës – zgjedh Loredanën për të kaluar 24 orë në suitën luksoze (VIDEO)

Kapet kamioni me 90 kg drogë në Itali, arrestohet shqiptari dhe rumuni

Kapiteni Rrahmani: Fitore historike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË