Çka u realizua nga “Deklarata e përbashkët e partive shqiptare”?!

0

Dy vite pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët nga partitë politike shqiptare të Maqedonisë në Tiranë, disa nga pikat e përmendura u realizuan dhe për tjerat ende duhet të pritet. Edhe pse kjo deklaratë nuk kishte afatizim kohor se deri kur do të duhej të realizohen elementet që përmban ajo, partitë politike shqiptare të cilat edhe e nënshkruan atë kanë mendime të ndryshme rreth asaj se çfarë është bërë deri më tani.
Në Deklaratën e përbashkët kërkohet barazi të plotë gjuhësore dhe përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes. Çfarë u realizua – Më 11 janar u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve.
Deklata gjithashtu kërkonte debat mbi flamurin, himnin dhe stemën e shtetit për të pasqyruar shoqërinë multietnike. Por në këtë drejtim pothuajse asgjë nuk është bërë.
Kërkohej krijimi i një komisioni shtetëror për financimin e komunave dhe një ministrie për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndëretnike për të inkurajuar zhvillimin ekonomik dhe social në zonat e pazhvilluara. Në këtë drejtim u bë hapja e postit për Zëvendëskryeministër për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe sistemin politik.
Përfaqësim i barabartë në organet e sigurisë, ushtrisë, inteligjencës dhe drejtësisë në të gjithë qeverinë qendrore, shërbimet publike ose ndërmarrjet publike. Në këtë pjesë dicka ka filluar të realizohet, por akoma mbetet shumë për tu bërë.
Zbardhja e plotë e proceseve gjyqësore si : Sopoti, Brodeci, Monstra dhe Kumanova, nëpërmjet një komisioni investigues të veçantë osë nga ndërkombëtarët. Për rastin Sopoti të dënuarit u shpallën të pafajshëm dhe morrën kompenzimin në para, ndër për rastin Mo nstra Gjykata Supreme më 5 dhjetor 2017 solli vendimin që pas pesë vite e gjysmë u liruan nga masa e paraburgimit dhe të akuzuarit do të mbrohen në liri. Për rastin e Kumanovës ishte kërkuar hetim ndërkombëtar, por akoma i njëjti nuk ka filluar.
Deklarata kërkonte që në Kuvend të adoptohet Rezoluta me të cilën do të dënohet gjenocidi ndaj Shqiptarëve në periudhën 1912-1956, por në këtë drejtim asgjë nuk është bërë.(INA)