“Clinton rrezikoi Luftë Botërore për Kosovën”/ Tensionet në veri, Ngjela: Ja si nisi gjithçka!

INA
INA

4 Korrik, 2023

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit “Frontline” ka komentuar vizitën e ish-Presidentit amerikan Bill Clinton në Shqipëri si edhe tensionet në veriun e Kosovës.

Ngjela u shpreh se vizita e Clinton në Shqipëri ishte një sukses i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, ndërsa e cilësoi ish-kreun e SHBA-ve si hero të shqiptarëve.

Ai deklaroi më tej se duke ndihmuar në pavarësinë e Kosovës, Clinton ka rrezikuar nisjen e një Lufte Botërore me Rusinë asokohe.

Sa i përket situatës konkrete në veriun e Kosovës, ai u shpreh se problemet për komunat nisën së fundmi prej kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk pranoi kërkesën e SHBA-së për vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në godina të tjera.

Vizita e Clinton është sukses i madh i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ai është hero i shqiptarëve duke bërë një akt që i çori maskën Serbisë. Clinton ishte në kulmin e vetë si President asokohe. Kam pyetur Albright-in, dhe më tha se Clinton nuk ka fjetur 3 ditë prej ngjarjeve. Blair dhe Albright nuk iu ndanë, i kishin dhënë kurajo. Nuk ishte e lehtë ajo, mund të shpërthente Lufta Botërore. Presidenti rus Yeltsin e ka takuar Clintonin, ndërsa ai kishte skemën në kokë për Kosovën.

U bë një gabim me komunat, e pranon dhe ekspertiza amerikane. Rastësisht e mori Franca veriun, ajo e bëri atë gjullurdi. Franca ka qenë kundër nesh së bashku me Rusinë. Veriun e mori Franca kur shkuan forcat atje. E kanë marrë rastësisht nga një proces. Veriu është një zonë me vlerë të madhe ekonomike në Kosovë. 60% e GDP-së së bashkuar Kosovë Shqipëri është në minierat e Trepçës.

Serbët kanë ikur vetë nga votimet në veri. Abstenimet llogariten pro-minorancës. Çfarë ka ndodhur tani? 4 kryetarët e komunave janë shqiptarë atje dhe ata nuk pranonin të ishin në zyra. SHBA i pranoi zgjedhjet, por kërkoi zbutje duke u thënë të mos marrin institucionet. Kurti nuk pranoi dhe këtu është konflikti. Gjithë problemin e ka bërë Kurti. Kurti ka hyrë në një ndërmarrje të rrezikshme, ose i merr të katërta komunat, ose goditet ai”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

edi rama

“Ndaloni luftën dhe Zelensky s’do të flasë në OKB”, mediat e huaja jehonë deklaratës së Ramës ndaj Rusisë

Rama Zelenski

Zelenski ngre në qiell Edi Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia!

IMG_5152

Rama i nxjerr kartën e OKB-së delegacionit rus: Sado të përpiqeni, Kosova është e pavarur

Bajram Begaj Escobar

Begaj takon Escobarin: Shqipëria, aleat i besueshëm i Amerikës

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Shqipëria kryeson sot Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama drejton debatin

popullsia-750x430-733x420

Nis regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, penalitete për ata që refuzojnë të përgjigjen

policia-shqiperi shqiptare

Zbulohet depoja me tritol, granata e armë zjarri në Shkodër, arrestohet 68-vjeçari

INFO

NA NDIQ