Çlirimtarëve

0

Ndal duart e ndyra, nga ardhmëria e ynë.
S’më han palla nga torturat, që na bën ti.
Më dhemb shpyrti, për rininë.
Ti je pa gjak e shpyrtë, ku na e trete rininë.
Ndal komoflazhet që të na qetësosh, simulimet s’na hedh dot.
Ta kam thënë dhe ta them dotë.
Ky është vaji për rininë që po ikën i tharë në lotë.
E ti “zotëri” i pështirë, mos ma prek lotin tim.
Mos mi prek trimat e Lirisē
Mos mi prek trimat e ardhmërisë.
Lotët do mi fshijnë vetëm trimat stoik për Liri.
Lotët ngjyrë do mi shëndrojë.
Në muret e burgut le ta shkruajn.
Ti kriminel i shekullit te ri, që më more ardhmërin.
Ne të dy dikur ishim miq për rrugën e Lirisë.
Tani jemi kundershtarë të tradhëtisë.
Tani mos më njih, mos insisto të më njohësh dhe as nuk të njoh.
Dallimi jonë eshte se unë t’i them ne sy, se çfarë je ti.
Ti ke forcën e gërbaçin.
Ti sdi di gjë tjetër, vetem ti vrasësh Çlirimtarët.
Ti di ti burgosësh të pafajshmit.
Ti di të lëpihesh para sllavit.
Qëndrimi stoik i Çlirimtarëve
Ty do të çmend.
Në ëndërr do të ndjek.
Sepse ata ishin më të fortë se ti.
E ju që menduat se ne po qajmë.
Prej ku na doli
HYMNI I ÇLIRIMTARËVE.

N.xhemaili