“Çmenden” shqiptarët, me 222 km/h në autostradë, ja ku ndodhi?/FOTO

0

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve gjatë fundjavës për shkak të përdorimit të alkoolit dhe shpejtësisë tej normave të lejuara, policia rrugore ka “goditur” shoferët që “fluturojnë” në rrugë.
Për pasojë gjatë natës janë pezulluar 11 leje drejtimi, me shpejtësi nga 169 km/orë deri në 222 km/orë.

Njoftimi i policisë:

Me Policine Rrugore te Tiranes ne rrugen interurbane Tirane-Durres. Vijojne kontrollet me Radar per parandalimin e aksidenteve. 11 Leje Drejtimi te pezulluara gjate tre oreve te fundit.

Shpejtesi qe variojne nga 169 km/h e deri ne 222 km/h ne rrugen interurbane Tirane-Durres dhe ne prezence te ujit ne rruge si pasoje e motit me shi, jane rrezik potencial per jeten dhe sigurine rrugore.

Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bejne perjashtim nga Radari e as nuk jane garanci per te fluturuar por per te udhetuar kendshem duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. Ec ngadale qe te shkosh larg. Destinacioni me dy apo tre fish shpejtesi mbi normat e lejuara e ne lageshti eshte i rrezikuar ose pothuaj i pamundur.

Komentet

komentet