“Çmenduri” nga merkato, klubi anglez ofron 50 milionë euro për një të “pa njohur”

0

Vazhdon “beteja” në merkato ndërmjet West Ham dhe Valencias për afrimin në skuadër e Maxi Gomez nga Celta Vigo. Sipas raportimeve të “Sky Sports” në orët e fundit klubi anglez ka vendosur të paguajë klauzolën e lojtarit, plot 50 milionë euro.

Anglezët duan të mposhtin konkurrencën kështu dhe janë të gatshëm të bejnë gjithçka për të bërë këtë. Çmimet në merkaton e futbollistëve ka kohë që janë në stratosferë dhe kjo shpjegon ofertën e lartë të “çekanëve” për uruguajanin.