Edhe kryeministri Hristijan Mickoski edhe kryetari i Komisionit rregullatorë energjetik, Marko Bislimovski besojnë se nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike. Mickoski paralajmëroi optimizim të të gjithë niveleve të punës në kompaninë vendase energjetike.
Kreu i KRRE, Bislimovski mendon se për momentin gjendja me çmimin e energjisë elektrike po stabilizohen. Atë e gëzon që mjeti i bursës “features” për 2025 është rreth 115 euro për megavat/orë për energji elektrike.
Bislimovski paralajmëron se ka mundësi për destabilizim të tregjeve, para se gjithash të tregut për gaz që do të ndikonte edhe në çmimin e energjisë elektrike në rast të goditjeve të reja gjeopolitike në Botë, para se gjithash në Ukrainë.
Çmimin e ri të energjisë elektrike, qytetarët do ta mësojnë kah fundi i dhjetorit, ndërsa i njëjti do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025.