​Çmimet e banesave pritet të rriten sërish, ja sa do të shtrenjtohen

Picture of Ina Online
Ina Online

09/01/2024

Çmimet në sektorin e patundshmërisë gjatë vitit 2023 kanë shënuar rritje, e cila pritet të përcillet edhe gjatë këtij viti.

Kështu vlerëson një agjencion në vend që merret me patundshmëri, i cili thotë se nuk pritet të ketë ulje të çmimit. Por, të njëjtin mendim nuk e ndan edhe Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës. Sipas tyre, deri më tani nuk ka ndonjë indikator që mund të ndikojë në rritjen e çmimeve.

Pronari i një agjencie për patundshmëri në vend, i cili merret me patundshmëri, qiradhënie dhe shitblerje, Dukagjin Avdyli thotë se edhe vitin që shkoi kishte rritje të çmimeve, ndërsa shprehet se rritje do të këtë edhe gjatë këtij viti, për shkak se trendi është në rritje.

Avdyli thotë se në rritjen e çmimeve kanë ndikuar faktorë të ndryshëm, ku një ndër to është edhe rritja e pagave të fuqisë punëtore në ndërtim.

Avdyli: Çmimet janë duke u shtrenjtuar çdo vit

“Nëse e marrim historikisht në kohështrirje prej 10-12 që përcjelli unë, gjithmonë çmimet kanë shkuar duke u shtrenjtuar. Mirëpo, prej pandemisë dhe pasluftës në Ukrainë, çmimet janë rrit në mënyrë drastike. Shembull rreth vitit 2013 në Fushë Kosovë ka qenë çmimi rreth 450 euro për metër katror, në 2020 kanë filluar të rriten mbi 500 euro, pastaj lufta në Ukrainë i ka quar çmimet në 600 euro, ndërsa sivjet ka shkuar çmimi në 700 euro deri në 800 euro për metër katror në Fushë Kosovë. Kjo për shkak se çmimet janë rritur në çdo sferë të jetës, por edhe për shkak të punëtorëve. Nëse një punëtor më herët ka marrë 600 euro rrogë, sot e merr 800 deri në 1 mijë në ndërtim, po ashtu edhe materialet ndërtimore të gjitha… Por, sërish Fushë Kosova është prej vendeve më të lira në Kosovë për çmimet e patundshmërive”, thekson ai.

Sipas tij, edhe këtë vit pritet të ketë rritje të çmimeve në patundshmëri.

Avdyli: Në vitin 2024 nuk do të ketë nën 800 euro metër katror, do të rriten çmimet

“Ka pasur punë, është njëfarë pune konstante, normalisht çmimi është rritur. Blerje ka pasur, por mendoj që sërish ka me pas edhe përkundër asaj që është një frikë që do të ikin njerëzit… (Çmimet) janë duke u rritur dhe do të rriten ende. Mendoj se nw vitin 2024 nuk do të ketë nën 800 euro metër katror, ndoshta shkon edhe më shumë, për shkak se trendi është në rritje, edhe në Prishtinë janë rrit shumë”, thotë ai.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha thotë se për fat të mirë në vitin që lamë pas, nuk ka pasur shtrenjtim të çmimeve në patundshmëri, porse shton se ka pasur leje më pak të lëshuara për ndërtim.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për tre mujorin e dytë 2023 sektori i patundshmërisë mbulon 60.0 për qind e përgjithshme të Investimeve të Huaja Direkte apo 110.6 milionë euro për periudhën prill-qershor 2023.

TË FUNDIT

Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj dhe një zyrtar tjetër

Bajçinovci paralajmëron se shumë shpejt do formohet Qeveria Kurti 3

Pas numërimit të 90% të votave, ja si ndahen mandatet e deputetëve në Kosovë

Haradinaj përjashton koalicionin me Kurtin

Vuçiq “kunj” për Kurtin: Duhet të shqetësohet për veten, 10 mandate për Listën Serbe

Zaevi dhe Kovaçevski kanë harxhuar mbi 280 mijë euro për reklamim në facebook

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË