Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë në Kosovë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Nafta do ta ketë çmimin e njëjtë si dje, pra 1 euro e 60 centë, benzina ka rënë, pra do të jetë 1 euro 33 centë, ndërsa gazi do të jetë 75 centë.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ky moment dhe vlejnë deri nesër në ora 10:00.