Çmimet e karburanteve në shtetet e rajonit, Maqedonia e Kosova më lirë, Shqipëria më e shtrenjta

Picture of INA
INA

28/09/2023

Nga vendet e rajonit Kosova pas Maqedonisë së Veriut ka çmimet më të lira. Kosovë, nafta 1.49 cent benzina 1.48 cent. Shqipëria, nafta 1.93 cent benzina. 1.91 cent. Serbia, nafta 1.69 cent Benzina 1.76 cent. Mali i zi, nafta, 1.59 cent benzina 1.63 cent. Bosnja, nafta 1.50 cent benzina 1.49 cent. Kroacia, nafta 1.59 cent benzina 1.60 cent. Maqedonia veriore, nafta 1.35 cent benzina 1.42 cent.

Çmimet e derivateve në Kosovë po pësojnë rritje herë pas here. Aktualisht, në shumicën e pikave karburantet shiten me 1.49 cent dhe 1.48 cent. Ndërsa në disa vende nafta po shitet edhe më 1.58 cent. Kjo sipas Shoqatës së Naftëtarëve është normale në një treg të lirë, siç e ka Kosova. “Tregu është i lirë, jemi shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karburanti. Jemi 1.8 milionë banorë i kemi 800 pika karburanti, ku qytetari mund të zgjedh ku të furnizohet më lirë dhe më mirë”.

Aktualisht çmimet e derivateve në Kosovë janë afërisht 1.60 cent. “Sa i përket çmimeve sot në Kosovë sillen përafërsisht nafta 1.49 cent deri 1.55 cent, benzina 1.48 cent deri 1.52 cent”, u shpreh ai. Shoqata e Naftëtarëve se çmimet për standardin e qytetarëve janë të larta. “Çmimi i derivateve për standardin tonë për qytetarët tonë është i lartë, çmimi real për qytetarët tonë kishte me qenë 1.€ po kjo nuk varet nga ne po as nga Qeveria çmimin e përcakton Bursa dhe organizata prodhuese Opec”.

Nga vendet e rajonit Kosova pas Maqedonisë së Veriut ka çmimet më të ulta. “Qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmime më të lira në rajon përveç Maqedonisë së Veriut e cila ka akcizën për naftë më të ulët se ne për 22 cent ndërsa benzinën e kanë si tek ne çmimet në rajon”.

Kosovë – Nafta 1.49 cent Benzina 1.48 cent

Shqipëria – Nafta 1.93 cent Benzina 1.91 cent

Serbia – Nafta 1.69 cent Benzina 1.76 cent

Mali i Zi – Nafta 1.59 cent Benzina 1.63 cent

Bosnjë-Hercegovina – Nafta 1.50 cent Benzina 1.49 cent

Kroacia – Nafta 1.59 cent Benzina 1.60 cent

Sllovenia – Nafta 1.66 cent Benzina 1.65 cent

Maqedonia e Veriut – Nafta 1.35 cent Benzina 1.42 cent.

Shoqata e Naftëtarë tregon se çmimin e derivateve e përcakton Bursa dhe organizata prodhuese OPEC, dhe se për çmimet në ditët në vijim, se çfarë çmime do të kemi s’mund të paragjykojë sepse herë pas here po ka lëvizje të madh në tregje ndërkombëtare dhe Bursa.

Ndërkohë, nga Ministria e Tregtisë, kanë thënë se janë duke analizuar çmimet e derivateve, dhe se varësisht nga situata, do të mund të ketë edhe ndonjë vendim të ri rreth kësaj. “Vendimi i MINT ka qenë në fuqi nga data 03/08/2023 – 03/09/2023, pasi që mbi bazën e një analize në treg është konstatuar se kishte lëvizje të paarsyeshme të çmimeve të derivateve në treg;

Gjatë periudhës sa Vendimi ishte në fuqi, Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Inspektoratin e ATK-së kanë realizuar 30 inspektime ku është bërë analiza e çmimeve të furnizimit dhe është kalkuluar marzha tregtare;

Nga gjithsej 30 inspektime, është konstatuar se 14 operatorë ekonomik nuk kanë respektuar vendimin e MINT për rregullimin e çmimit të produkteve të naftës;

Ndaj të gjitha subjekteve të lartcekura, të cilat nuk kanë respektuar marzhën tregtare të përcaktuar me Vendim, është iniciuar lëndë në Gjykatën Themelore dhe pritet të shqiptohen ndëshkime meritore;

Aktualisht jemi duke analizuar sërish lëvizjet e çmimeve dhe gjatë ditëve në vijim do të konstatohet nëse është e arsyeshme që të ketë një vendim të ri.

Vlen të theksohet se çmimi i furnizimit është rritur ndjeshëm megjithatë kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të keqpërdoret nga operatorët ekonomik që t’i rrisin çmimet jo proporcionalisht me çmimin e furnizimit”. Pas rritjes së vazhdueshme nga kompanitë, ministria e Industrisë kishte ndërmarrë vendime të ndryshme për çmimet e derivateve, duke vendosur edhe çmim tavan të përditshëm./Monitor

TË FUNDIT
21 orë
Rroga mesatare 6 mijë euro në muaj, vendi europian që paguan më shumë po kërkon punëtorë
3 ditë
Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Popullore e RMV-së nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi
3 ditë
80 komuna kanë aplikuar për 357 projekte infrastrukturore
3 ditë
Aksion i gjerë policor, kontrolle në firma që dyshohen për fshehje tatimi dhe pastrim parash
4 ditë
Besar Durmishi paralajmëron kufizim të marzhës ose ngrirje të çmimit për 100 produkte ushqimore

ME TE LEXUARA

21 orë
Rroga mesatare 6 mijë euro në muaj, vendi europian që paguan më shumë po kërkon punëtorë

LEXO MË SHUMË

luksemburg

Rroga mesatare 6 mijë euro në muaj, vendi europian që paguan më shumë po kërkon punëtorë

ahmet ismaili angelovska bezhovska

Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Popullore e RMV-së nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

perinski

80 komuna kanë aplikuar për 357 projekte infrastrukturore

policia shkup naten mpb

Aksion i gjerë policor, kontrolle në firma që dyshohen për fshehje tatimi dhe pastrim parash

besar durmishi

Besar Durmishi paralajmëron kufizim të marzhës ose ngrirje të çmimit për 100 produkte ushqimore

euro

Mbështetja për projektet infrastrukturore, 66 komuna kanë dorëzuar rreth 215 projekte

fature-market

Në Shqipëri, çmimet e 150 produkteve janë 80% më të larta se në Evropë

wizzair

Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

INFO

NA NDIQ