Çmimet e larta, në Maqedoninë e Veriut mund të mbijetosh, por jo edhe të jetosh!

ina-online
ina-online

25/03/2024

Në Maqedoninë e Veriut qytetarët çdo ditë përballen me çmime të shtrenjta.

Edhe pse pas uljes së çmimeve të garantuara nuk ka pasur rritje të re drastike të çmimeve, por edhe këto aktuale mbeten shumë të larta për standardin e qytetarëve.

Kjo ka bërë që shporta e konsumit të rritet me 25 euro vetëm në muajin e fundit, ndërsa për një familje 4 anëtarëshe shpenzimet mujore të jetesës me gjithë qiranë i kalojnë 1200 euro.

Ajo që po rritet ngadalë janë pagat. Në muajin mars paga minimale do të rritet vetëm me 40 euro dhe përveç respektimit të saj, pagat në sektorin publik do të rriten edhe për rreth 60 mijë të punësuar. Por edhe sektori privat mbetet larg arritjes së ritmit të inflacionit. Ndaj ekspertët e shohin këtë si problem të ikjes së qytetarëve.

“Njerëzit tanë ankohen pse njerëzit shkojnë dhe kur shikon më thellë këtë problem ekonomik, njerëzit shkojnë atje ku fitojnë më shumë para. Në Maqedoni mund të mbijetosh, nuk mund të jetosh, nuk mund të zhvillohesh”, tha Lubomir Kekenovski, profesor universitar i shkencave ekonomike.

Dhomat e tregtisë thonë se bizneset po tkurren për shkak të masave të shumta shtetërore. Thonë se fuqia e prodhimit vendor është e vogël, kështu që ndikon në rritjen e çmimit sepse gjithçka importohet. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se shteti nuk duhet të merret vetëm me masa ndëshkuese për biznesmenët, por të krijojë kushte konkurruese që tregu i lirë të rregullohet vetë.

“Ndryshimet e çmimeve që po bëhen po ndodhin pikërisht për mungesën e prodhimit vendor. Me gjithë këto rritje të çmimeve është më fitimprurëse të importosh sesa të prodhosh. Tek ne çdo gjë është më e shtrenjtë në krahasim me vendet më të zhvilluara dhe tregtarët më shpesh importojnë produkte të gatshme në vend që t’i prodhojnë ato”, tha Durim Zeqiri nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Pritet që të bëhet stabilizues i çmimeve përmes Ligjit për Ndalimin e Tregtisë së Padrejtë. Kryetarja e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Ana Nikoloska, tha se ligji thekson se cilat janë praktikat e padrejta tregtare dhe për të parandaluar ato do të ketë punësime të reja. Në një periudhë 6 mujore do të harmonizojë të gjitha aktet nënligjore për zbatimin e tij dhe gjobat do të jenë deri në 20 mijë euro.

Një ligj i tillë zbatohet në Slloveni, Kroaci dhe Bullgari, ku paga mesatare është shumë më e lartë në krahasim me pagat tona. Që nga prilli, Mali i Zi ka miratuar gjithashtu ngrirjen e marzhit të fitimit për rreth 500 artikuj nga çmimet e shitjes me pakicë, paga mesatare në Mal të Zi është 814 euro, ndërsa minimumi 450 euro. Nga koha e pandemisë e deri te masat e ngrirjes së çmimeve, tregtarët e rrjeteve të supermarketeve rritën çmimin e ushqimeve me 35-70% pa raportuar fatura për kosto kaq të larta./huazuar nga “Në Qendër”

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1265

Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

FB_IMG_1713533454518

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

banka-popullore-800x445-780x439-1

Lehtësim të politikës monetare, në gjysmën e dytë të vitit

IMG_1268

Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

boki-649x430

Boki 13: Kam kërcënime nga politikanët aktualë nga pushteti! Zoran Zaev është gjithçka, vetëm jo njeri që e mbron ligjin

kurti mediat

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

nafta tregjet

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Anketa e CRPC: Davkova para Pendarovskit, Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë! (TABELA)

INFO

NA NDIQ