Çmimet e larta, por tavolina e Bajramit duhet mbushur (VIDEO)

Edhe pse po ballafaqohen me çmime të larta qytetarët e anketuar nga Tv Klan Maqedoni thonë se tavolina e bajramit duhet mbushur. Shitësit shprehen të kënaqur me shitjet.

Në pazar sot bliheshin vetëm disa gjëra, ato që ishin harruar ose ato që kishin ngelur pa u blerë. Gjërat kryesore për festën e Firet Bajramit ishin blerë ditë më heret.

Qytetarët thonë shqetësimet e tyre për çmimet, por nuk heqin dorë kurrë nga tradita:

“Po prej dje, mbaruam, blemë gjithçka që duhej për “Fitër Bajram”, sot blemë vetëm disa gjëra që kishin mbetur pa u blërë.

Edhe pse çmimet e artikujve këtë vit janë më të larta se vitet e kaluara, bakllavanë tradicionalisht e përgatisin në shtëpi.

E kemi berë në shtëpi, unë ende e coj traditen, e bejmë me nishesten tone”, më heret kemi berë nga dy apo tre, me të vogel e bejmë, vetem adetet ti bejmë, ato rregullat tona që janë.

Disa i kemi ble e disa jo, duhet të blejmë edhe disa gjëra dhe të shkojmë në shtëpi”./KlanMaqedoni