Çmimet e naftës ranë nën 80 dollarë

Picture of designer@fetishimedia.ch

04/01/2023

Çmimet e naftës ranë nën 80 dollarë sot në tregjet ndërkombëtare pasi vëmendja e tregtarëve u tërhoq nga parashikimet për një ngadalësim të ekonomisë globale dhe përhapjen e Covid-19 në Kinë, gjë që mund të dëmtojë kërkesën.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pasdite ishte me 2.39 dollarë më i ulët se në mbylljen e djeshme të tregtimit dhe arriti në 79.71 dollarë.

Në tregun amerikan fuçia u tregtua sot me një çmim më të ulët prej 2.2 dollarësh, me 74.73 dollarë.

Tregtarët ishin të shqetësuar dje nga të dhënat që sugjeronin kërkesë më të dobët në Kinë dhe një paralajmërim nga shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva se viti i ri mund të jetë më i ashpër se i kaluari për shkak të një ngadalësimi të njëkohshëm të aktivitetit në SHBA, Kinë dhe Evropë.

Qeveria kineze ngriti kuotat e eksportit për derivatet në fillim të ciklit të këtij viti, gjë që është interpretuar si një aluzion se ajo pret një kërkesë të brendshme më të dobët në mes të një rigjallërimi të Covid-19.

Tregu është i shqetësuar edhe për kërkesën në Shtetet e Bashkuara, pasi banka qendrore rriti sërish normat e interesit në dhjetor, me gjysmë për qind, për të qetësuar inflacionin. Vitin e kaluar, Fed rriti normat e interesit me 3.5 pikë përqindjeje.

“Gjendja e ekonomisë globale ka larguar të gjitha shqetësimet e tjera dhe do të dominojë për të ardhmen e parashikueshme,” tha Stephen Brannock i PVM Oil.

Rënia e kërkesës do të ndikojë gjithashtu në rezervat amerikane, thanë ekonomistët në një sondazh të Reuters, duke parashikuar se raportet do të tregonin se rezervat u rritën javën e kaluar me 2.2 milionë fuçi.

TË FUNDIT

BDI duhet të hyjë në garë pa Ali Ahmetin

Ushtria, e kujt!

“Por një natë…”- Ilnisa Agolli flet për ndarjen nga Meriton Mjekiqi?

Puthje dhe përqafime mes Eglit dhe Gjestit, pas ditëve të ftohta mes tyre

Çfarë po përgatit produksioni për Gjestin dhe Eglin? Dyshimet e Jul Dedës

Kreu i BDI-së në Reçicë nënshkruajnë deklaratat për veting dhe reformë gjithëpërfshirëse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË