Çmimet e ushqimeve bazë në Maqedoni do të vazhdojnë të jenë të kufizuara deri në fund të shkurtit

INA
INA

22/01/2024

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndryshime në vendimin për kushte të veçanta për tregtimin e disa mallrave, duke caktuar çmime më të larta për produkte të përcaktuara në tregtinë me pakicë.

Ndryshimet vijnë pas një porosie të Ministrisë së Ekonomisë dhe përfshijnë një zgjatje të kufijve të çmimeve për disa produkte ushqimore bazë.

Kufizimi i çmimit është zgjeruar deri më 29 shkurt 2024, në vend të datës së mëparshme, 31 janar 2024, për produkte si orizi, mielli, buka, biskota, vafera, makarona, mish, qumësht, vezë, djathë dhe produkte të tjera të qumështit.

Gjithashtu, është miratuar një vendim për ndryshimet në përcaktimin e çmimeve më të larta të produkteve në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Kufiri i çmimit për ujin mineral të gazuar dhe të pazuar, si dhe pijet (lëngjet) pa gaz dhe të gazuar, përfshirë paketa të caktuara dhe birrë të lehta, është zgjatur deri më 29 shkurt.

Këto ndryshime vijnë në përpjekje për të mbajtur stabile çmimet e disa produkteve të rëndësishme ushqimore dhe përmirësuar kontrollin në tregun e shumicës dhe pakicë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi ahmeti merko

Dega e BDI-së në Strugë a do ta pranojë Ziadin Selën si bartës të listës së përbashkët për deputetë, flet Shaqiri?

gazmend hoxha tasevski

Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut bashkë në luftën kundër krimit ndërkufitar

krenar lloga

Lloga: Gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese

Abdush Demiri

Abdush Demiri nga opozita shqiptare u zgjodh anëtar i KSHZ-së

Talat Xhaferi

VLEN: Talat Xhaferi tradhtoi universitetet shqiptare, edhe si kryetar kuvendi, edhe si kryeministër

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Parlamenti nuk votoi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

lirim shabani jusuf ut

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), nënshkruan memorandum bashkëpunimi

pensionist-pleq

Pensionet do të rriten për 5% – Ai më i ulëti do të ketë shtesë vetëm 626den

Oher

Paralajmërime të rrejshme për bombë në disa objekte në Ohër

INFO

NA NDIQ