Çmimet kapin qiellin, shitësi: Qytetarët blejnë vetëm në javën e parë të muajit

Picture of INA
INA

14/05/2025

Çmimet e fruta-perimeve në treg kapin qiellin. Një kilogram pjeshka në treg kushton 300 denarë. Çmime të ngjashme edhe për fruta-perimet e tjera. Për qytetarët këto çmime janë të papërballueshme.
“Ke pjeshka 300 denarë dhe nektarinat 400 denarë, çmimi është pakës i lartë por sa kanë dalë, për atë është edhe më shtrenjtë”, u shpreh një shitës.

Pjeshkat dhe kajsitë 400 denarë për kilogram, shalqiri 100 denarë për kilogram, qershitë vendore 400 denarë për kilogram, dredhëzat vendore 200 denarë për kilogram. Këto ishin çmimet e frutave stinore sot në treg.

Sipas blerësve, këto çmime nuk përballohen ndërsa për pemët stinore si qershitë, kajsitë e shalqinjtë as nuk pyesin sa është çmimi, i blejnë vetëm atëherë kur ulen çmimet.

“Sa ishte çmimi i qershive? E pyeta por nuk tregoi. Ja tha 400 denarë, si e komenton këtë çmim? Janë të larta për krizën që është janë të larta”, tha një blerës.

Si i komentoni çmimet?

“Ende janë shtrenjtë, ne duam lirë”, tha një tjetër blerës.

“Mos pyet, zjarr janë”, u shpreh një tjetër blerës.

Sipas blerësve, qytetarët blejnë vetëm 5-6 ditët e para të muajit kur edhe marrin pagat apo pensionet.

“Ka disa çmime janë më të larta, varët nga importohen. Si i komentojnë këto çmime qytetarët? Qytetarët kur i marrin pensionet blejnë, i harxhojnë paratë shpejtë dhe zhduken nuk vijnë. Sa ditë zgjatë shitja? 5 apo 6 ditë a një javë pastaj nuk ka shitje”, tha një shitës.

“Dredhëza është e jona, çmimi është 100 denarë një kuti. Paskemi kumbulla, pjeshka. Të gjitha janë të importuara nga Turqia, Greqia. Produkte tonat janë vetëm dredhëzat tjerat janë të gjitha nga jashtë. Si i komentojnë çmimet? Në krahasim me çmimet nga jashtë dredhëzat tona janë më të lira dhe më kualitative. Çfarë thonë qytetarët për çmimet? Janë pakës të shtrenjta”, u shpreh një shitës.

Që pas përfundimit të masave të Qeverisë për ngrirje të çmimeve, qytetarët vazhdimisht ankohen për çmimet e produkteve jo vetëm në tregje por edhe në markete të ndryshme të vendit. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Gjeneral Demiraj takim me Kurtin: Koha për doktrinë të re ushtarake!

Bota vjen në Shqipëri – numër rekord turistësh në vetëm një muaj

Asnjë armë bërthamore për Iranin!’ – Netanyahu paralajmëron dhe feston fitore

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Gold AG: Ka shqiptarë akoma që e dëgjojnë Cecën, i kam fshirë nga Facebook

Pacolli: VV-ja i ka numrat për formimin e Qeverisë, por nuk i zbulojmë emrat

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË