Çmimet kombëtare në letërsi/ Shpallen autorët dhe veprat më të mira

Flutura Açka nëpërmjet reflektimit të saj shumë të thellë dhe personal në romanin Biri është fituesja e prozës më të mirë në çmimet kombëtare të letërsisë, për vitin 2020.

Rezarta Reci, gazetare: Është një moment emocional edhe për mua që jam këtu në vend të shkrimtares që ka fituar çmimin për librin Biri, duke dhënë gjithë dashurinë për ta shkruar këtë libër për të treguar forcën e karakterit dhe për ta sjellë birin edhe këtu mes nesh sot.

Çmimin për librin më të mirë studimor e fitoi Artan Fuga me librin “Origjinat”. Libri më i mirë për fëmijë u shpall “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve” të autores Persida Asllani.

Vëllimi më i mirë poetic u shpall “Prilli i thyer” i Bardhyl Londos.

Për herë të parë këtë vit u shtua dhe një çmim i ri honorifik që u quajt Muza dhe që I shkoi poetit Petrit Ruka.

Zhani Ruka – bashkëshortja e Petritit: Faleminderit Petrit për të gjitha veprat e mira që ke lënë, për të gjithë lexuesit dhe dashamirësit e veprës së Petritit.

Ky çmim erdhi pas reflektimin nga Qendra e Librit për debatet shoqëruar çmimeve.

Alda Bardhyli: Edhe këto çmime janë shoqëruar shpesh me debate apo edhe me pyetje mbi faktin nëse duhet të ishim të barabartë në këtë vlerësim dhe autorë të cilët tashmë nuk janë më të gjallë midis nesh. Do vlerësoja çdo debat i cili nuk i kalon kufijtë e etikës.

Kryetari i jurisë, akademiku Mehmet Kraja theksoi rëndësinë e distancës historike në vlerësim.
Mehmet Kraja – kryetar i Jurisë: Matjet e sakta nuk bëhen në kohën kur ndodhin arritjet letrare por gjithmonë kërkojnë një distancë kohore për tu verifikuar dhe për të marrë statusin e vlerave.

Top Channel