Çmimet ndryshe në raft, ndryshe në arkë, gjoba prej 4 mijë eurove për marketet që manipulojnë (VIDEO)

“Çmimi i jogurtit frute në raft është 59, kurse në arkë e pagova 81 denarë”. Ky është vetëm një nga denoncimet që i morëm nga një qytetar i cili dje ka blerë produkte në një prej marketeve në qendër të Shkupit, e i cili deshi të mbetet anonim.

Ai na tregoi faturën fiskale dhe fotografinë e produktit. Kur ka tentuar t’i fotografojë çmimet, të punësuarit kanë filluar t’i heqin nga raftet. Për këtë rast kontaktuam Inspektoratin e Tregut, por siç duket, shitësit kanë vepruar shpejt dhe i kanë hequr të gjitha çmimet, pasi kur inspektorët shkuan në dyqan, gjithçka ishte në rregull, përcjell TV21. Ndiqeni kronikën e këtij televizioni: