Edhe pse Qeveria e Maqedonisë së Veriut në dhjetor mori vendim për ngrirjen e çmimeve, pas rritjeve enorme dhe të papërballueshme për qytetarët, kjo masë skadon edhe 8 ditë dhe nuk dihet se çka më tej.
Sipas Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar ky vit u mbyll me çmime të larta për 3.2%, ndërsa paralajmërimet janë se mund të vijon trendi i rritjes.
Jozyrtarisht mësohet se në disa biznese veçmë në mënyrë interne ka rritje çmimesh, ndërkohë Qeveria ka theksuar se po bën monitorim të kujdesshëm. Qeveria po ashtu ka paralajmëruar se nëse do të jetë e nevojshme sërish do të ketë një vendim të ngrirjen e çmimeve dhe ruajtjen e interesit të qytetarët, për shkak të shtrenjtimeve të papërballueshme. Qeveria tashmë ka ngrirë një pjesë të çmimeve të produkteve ushqimore gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Ky vendim përfundon për 8 ditë, pra çmimet janë ngrirë deri më 31 janar dhe për momentin nuk ka asnjë njoftim se do të vazhdojë.
Ekspertët thonë se ngrirja e çmimeve nuk ka dhënë një efekt domethënës dhe ndërkohë çmimet e disa produkteve të tjera ushqimore kanë shkuar “lartë”.
“Unë blej 200 gramë kafe. Ka qenë deri në 80, apo 85 denarë para Vitit të Ri, tani është nga 95 në 100 denarë. Disa nga llojet e bukës janë më të shtrenjta, si dhe perimet që i blej, thotë Mare Ilieska nga Shkupi për portalin “Faktor”.
Nga Banka Popullore thonë se në vend dhe në nivel global në periudhën e fundit është përshpejtuar rritja vjetore e çmimeve, ndërsa pritjet për çmimet e importit janë korrigjuar në rritje. (INA)