Çmimet si në Evropë, rrogat dhjetëfish më të vogla

Çmimi i bukës në vendin tonë tejkalon çmimin në disa qytete evropiane.

Kështu, në Lion tw Francws mund të blini një kilogram bukë (bagetë) për 85 denarë, në Hamburg për 79 denarë, në Shkup 470 gramë shiten për 52 denarë, që do të thotë se një kilogram do të kushtonte 105 denarë, sa është edhe në qytetin italian, Milano, analizon TV21.

Edhe me çmimin e qumështit jemi “duke prirë”. Qumështi “Bitolsko” nga prodhimi vendor kushton 85 denarë, kurse në Milano 60 denarë. Në Hamburg ky produkt mund të blihet për 70 denarë, kurse në Lion – prej 54 deri në 75 denarë. Nëse një kilogram miell në Milano kushton 46 denarë, në Shkup duhet ta paguani 54 denarë.

Milano – 1kg bukë franceze (1.80 -110 denarë deri në 2 euro ose 120 denarë)
Lion -1 kg bukë franceze -1,40 euro – 85 denarë

Hamburg – 1kg – 79 denarë

Shkup – 470 gramë bukë të bardhë – 52 denarë, 1 kg. -105 denarë

Milano – 1 litër qumësht – 0.99 – 60 denarë
Lion -1 litër qumësht – 0.89 -1,23 ose nga 54 deri në 75 denarë

Hamburg – 1 litër qumësht – 70 denarë
Shkup – 1 litër qumësht – 85 denarë (nga prodhimi vendor)

Milano – 1 litër vaj gatimi 3 euro – 180 denarë
Hamburg – 1 litër vaj luledielli – 80 denarë

Shkup – 1litër vaj gatimi – 133 denarë

Milano – 1 kilogram miell – 0.75 centë – 46 denarë
Hamburg – 1kg miell 0,45 ose 27 denarë

Shkup – 1 kg miell – 54 denarë

Milano – makarona 1 euro – 60 denarë

Shkup – makarona nga 47 denarë e lart

Gjendemi në krizë ekonomike botërore. Të gjithë e ndjejnë rritjen e çmimeve, por disa e ndjejnë me rrogë mesatare prej 5000-7000 eurove si në Itali, Gjermani dhe Francë, kurse qytetarët e Maqedonisë e ndjejnë me rrogë mesatare prej 500 eurove, por me çmime të njëjta.

Paga mesatare:

Gjermani- rreth rreth 6.500 euro

Itali- rreth 5.000 euro

Maqedoni- rreth 500 euro (31,812 deri në korrik)

Nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se gjithmonë promovojnë sjelljen e drejtë ndaj partnerëve të biznesit dhe konsumatorëve, si dhe respektimin e rregullativës ligjore si zgjidhje e qëndrueshme për rritjen dhe zhvillimin e biznesit. /TV21