Çmimi i arit në nivel rekord

ina-online
ina-online

13/03/2024

Çmimet e arit u rritën në një nivel të ri rekord pas shenjave të dobësimit të ekonomisë amerikane dhe sinjaleve nga kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së se mund të ulin normat e interesit në muajt e ardhshëm.

Çmimi i një ons ari në tregun fizik të Londrës u rrit në tregtinë e mëngjesit me 0.3 për qind krahasuar me mbylljen e djeshme dhe arriti në 2155.42 dollarë. Ari preku shkurtimisht nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 2,161,09 dollarësh.

Në tregun e të ardhmes në SHBA, ons u tregtua 0.2 për qind më i lartë sot në 2,163.10 dollarë.

Çmimet u rritën nga deklarata e kryetarit të Fed të SHBA-së, Jerome Powell, se ai “ka gjasa” të ulë normat e interesit në muajt e ardhshëm “nëse ekonomia në përgjithësi zhvillohet siç pritej” dhe treguesit e rinj konfirmojnë dobësimin e inflacionit.

Në një periudhë të rënies së normave të interesit, investitorët i drejtohen arit, të pandikuar nga ndryshimet në kostot e huamarrjes.

Nga ana tjetër, një ons argjendi ishte më e lirë në tregun fizik me 0.4 për qind, me 24.08 dollarë. Platini ishte gjithashtu më i lirë, me 0.3 për qind, në 904.83 dollarë. Çmimi i paladiumit ra më së shumti, me 1.5 për qind, në 1026.8 dollarë, pasi dje u hodh me më shumë se 12 për qind.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nxemje-qendrore- ngrohje780x439-1

Për shkak të kushteve atmosferike do të vazhdohet sezona e ngrohjes në Shkup

Marko-Bislimovski-780x439-1

Bislimoski: Ngjarjet në mes Iranit dhe Izraelit do të ndikojnë në çmimin e derivateve të naftës

Banka-Boterore-600x360-1

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni e Prishtina

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

statistika menaxhim ekonomi biznes

19 organizata biznesi kundërshtojnë zyrtarisht anëtarësimin me detyrim në një Dhomë Ekonomike Kombëtare

nafta tregjet

Rritet çmimi i arit dhe i naftës! Si po ndikon në tregjet financiare sulmi i Iranit ndaj Izraelit

kredite denar

Nuk ka më kredi të shpejta pa prani fizike

banesa ndertim

Në muajin shkurt janë dhënë 387 leje ndërtimi në Maqedoni, 9.9% më shumë se vitin e kaluar

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Inflacioni është vënë nën kontroll

INFO

NA NDIQ