Çmimi i bukës, dënime për 6 kompani, gjoba deri 15 mijë euro

Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/03/2023

Autoritetet njoftojnë se të shtunën më 4 Mars, Inspektorati i Tregut, ka kryer mbi 250 mbikqyrje në territorin e Maqedonisë së Veriut – raporton KlanM.

Sic thuhet në komunikatë, pjesa më e madhe e tregtarëve respektojnë Vendimet e Qeverisë, buka shitet nga 28 deri 33 denarë, kurse tregtarët me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, në përgjithësi respektojnë obligimin që ta prodhojnë dhe ta dërgojnë bukën nëpër shitore, konform vendimit të Qeverisë prej së paku 80% të prodhimit.

Autoritetet njoftojnë se kanë regjistruar edhe shkelje të vendimit. Janë shqiptuar gjoba në vlerë mbi 960 mijë denarë, kurse nga Inspektorati i Tregut thonë se nuk do të ketë lëshime nëse shkelet vendimi.

Gjithashtu, sic njofton KlanM, bëhet thirrje që të adaptohet çmimi dhe dorëzimi I bukës konform Vendimeve, në të kundërtën, sic thuhet, tregtarët do të përballen me dënime të larta që kapin vlerën nga 800 deri 10.000 euro.

Ndërkaq, në Ministrinë e Ekonomisë, për momentin po bëhen analiza për “ngrirjen” e çmimeve të pastave dhe disa prodhimeve të qumështit, respektivisht për produktet që përfshihen me vendimin për marzhë të kufizuar.

Ende nuk dihet nëse në seancën e nesërme të Qeverisë do të ketë një propozim të këtillë. Nëse kjo ndodh, njëjtë sikurse te buka, çmimet do të “ngrijnë” edhe te qumështi dhe pastat.KlanMacedonia

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

afrim gashi

Afrim Gashi: Fitorja kur nuk ka qenë më reale se sot

tubim Musa Xhaferi diber

“Pas 24 prillit do të kthehen edhe kundër vetvetes – duke u kacafytur” – Musa Xhaferi dërgon thumba nga Dibra

Bilall-Kasami-1

“Në versionin më të keq, VMRO merr 40 deputetë” – Kasami: VLEN nuk bëhet pjesë e Qeverisë pa ndryshimet kushtetuese

Vucic-Macron

Paralajmërimi i Vuçiqit: Franca do ta shtyjë vendimin e 16 majit

Menduh Thaci

Thaҫi: Kurti nuk ka takat t’i ndihmojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Bilall-Kasami-1

“Taravari e ka gjithë koaliconin VLEN pas vetes” – Kasami: BDI në dilemë të qëndrojë ose jo mbrapa Bujarit

azilkerkues-1

Të rinjtë të zhgënjyer me programet e kandidatëve për president

flamuri izraelit qeveria

Vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim nga Izraeli

bilall kasami

Kasami nga Zhelina: Premtojmë autonomi të plotë për komunat shqiptare

INFO

NA NDIQ