Çmimi marramendës që kërkon Beyonce për të kënduar në dasmën e yllit të Realit

Ceremonia e martesës është dita më e lumtur e një çifti, e edhe më të veçantë atë e bënë organizimi për dasmën.

Një gjë të tillë po pret ta përjetojë për pak ditë futbollisti i njohur Gareth Bale, i cili ka vendosur që të martohet së shpejti në Itali.

Futbollisti i njohur Gareth Bale do të martohet brenda pak muajsh

Ndonëse ende nuk e ka përcaktuar kohën dhe vendin, ai ka menduar më së pari për muzikën në dasmë, e cila do të argëtojë të ftuarit.

Kapiteni i Uellsit ka vendosur që të organizojë një dasmë madhështore, pjesë e së cilës mendohet të jetë edhe këngëtarja Beyonce, por jo si e ftuar, por si këngëtare.

Ajo me zërin e saj do të argëtojë publikun duke kënduar live.

“The Sun” shkruan se këngëtarja amerikane ka kërkuar hiç më pak se 1.5 milion euro për të performuar në dasmën e fubollistit Gareth Bale.

Një vlerë e tillë duket të jetë e përballueshme për Balen, i cili thuhet se ka nisur negocimin me këngëtaren 36-vjeçare. /SYRI.net/