Çmimi Pulitzer i ndahet gazetës amerikane që u sulmua vitin e kaluar

0

Capital Gazette ka fituar çmimin prestigjioz Gazeta lokale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Capital Gazette ka fituar çmimin Pulitzer, për mbulimin e të shtënave masive në redaksinë e tyre. Ani pse kjo redaksi ka fituar çmimin më prestigjioz në gazetarinë amerikane, nuk kanë festuar. Pjesëtarët e stafit kanë qëndruar të heshtur në kujtim të kolegëve, të cilët ishin vrarë në qershor të vitit 2018, kur një person kishte shtënë me armë zjarri në zyren e tyre. Po ashtu, çmimin Pulitzer e kanë marrë edhe New York Times dhe Wall Street Journal për hetimet ndaj presidentit Trump./21Media