Prej sot hyri në fuqi çmimi i ri i rrymës

ina-online
ina-online

1 Korrik, 2023

Në Maqedoninë e Veriut prej sot ka hyrë në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike, ashtu që qytetarët muajin tjetër do të pranojnë fatura me TVSH-në e shtrenjtuar nga 10 në 18%.

Por autoritetet theksuan se do të aplikohen bllok tarifa, ashtu që ata që shpenzojnë më pak energji elektrike do të paguajnë më pak, ndërsa ata që shpenzojnë më shumë do të paguajnë fatura më të larta.

Autoritetet pretendojnë se me bllok tarifat për llogaritjen e energjisë elektrike të konsumuar do të parandalohet rritja e çmimeve.

Objektivat për mbështetjen e energjisë elektrike janë familjet me të ardhura më të ulëta.

Tarifa e lirë e energjisë elektrike do të nisë nga 1 dhjetori, në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Zyra e Rregullatorit sqaron se ky është afati më i hershëm i mundshëm për shkak të problemeve teknike.

“Me bllok tarifat, mbështetja e energjisë elektrike synohet për familjet me të ardhura më të ulëta, ku ka një program edhe në Ministrinë e Ekonomisë, por edhe në lidhje me bllok tarifat, ata që shpenzojnë më pak marrin çmim më të ulët”, theksoi ministri i financave, Fatmir Besimi.

Sipas vendimit të Qeverisë, çmimi total i energjisë elektrike është ulur me 7,04 për qind në bllokun e parë me tarifë të llogaritur të energjisë dhe rrjetit, në bllokun e dytë do të jetë më i lirë me 4,09 për qind, ndërsa në bllokun e tretë do të ketë rritje me 2,54 për qind, dhe në bllokun e katërt çmimi do të jetë më i lartë me 2.42 për qind.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski theksoi se fatura e energjisë elektrike e paguar nga amvisëritë me konsum mesatar nga 1 korriku do të jetë më e ulët për 4,26 për qind, ndërsa nëse TVSH-ja për energjinë elektrike kthehet në 18 për qind do të jetë më e lartë për 2,5 për qind. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

Mediumi “FT” del me korrigjim për intervistën e Ramës: “Toka e askujt”, e ka pasur vetëm për Veriun, jo për gjithë Kosovën

svecla gazmend hoxha

Hoxha: Ky ishte qëllimi Serbisë me sulmin në Banjskë

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

shaip kamberi

Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”

INFO

NA NDIQ