Çohu dhe rebelohu SHQIPTARISHT!

INA
INA

05/12/2023

Zekerija Idrizi (Pjesëz nga dorëshkrimi im në proces krijimi “MONOLOG”)

Ti vëlla e ti motër shqiptare ku jeni?
Në Berlin të Gjermanisë.
Mirë je, rri aty ku je!
Po ti tjetri?
Jam në Bruksel të Belgjikës; në Paris të Francës; në Cyrih, Bern e Gjenevë të Zvicrës; në New York e Washington të SHBA-së; në Vjenë e Graz të Austrisë; në Holandë; në Ottawa e Montreal të provincës Quebec të Kanadasë; në Andaluzi; në Kan”ån; në Kairo të Egjiptit (Misir); në Stamboll (te Aja Sofia) e Erzurum (Erdu Rum të Konstandinit) të Turqisë; në Bukuresht të Rumunisë; në Sofje të Bullgarisë….; në Athinë e Prevezë; në Zagreb e Beligrad; në Tuz e Ulqin; në Kalabri, Sicili e Itali; në Amerikën Latine;;;; në Afrikë (deri edhe fiset Zulu/Lulu)…; lartë te “Arushat e Bardha”, në Arktik e Antarktik, gjithandej globit….
Dakort! Super! Rri aty ku je! Qëndro me dinjitet, burrërisht dhe njerëzisht! Siguro bukën tate dhe shfaq lirshëm VETVETEN, IDENTITETIN tënd, qenjen tënde njeri dhe kodin tënd (ADN-në) SHQIPTAR, se gjaku nuk bëhet dot ujë….

Mirë, në rregull, po çka nëse për çdo eventualitet të rrezikohet substanca: qelizat e molekulat???!!!

Si çka?!! Çfarë pret!!!

DIL SI UNË E “SHAJ” SHQIP, PO, SHQIP, SHQIPTARÇE MIDIS KUDAMM-it E ALEKSANDARPLATZ-it,,,, PËRRETH “MURIT” MEMORIAL-HISTORIK TË BERLINIT TË BISMARCK-ut. BËRTIT E ÇARTU SHQIPTARISHT QË TË TË DËGJOJ BOTA..
Si mor të shaj shqip ? A je në vete ti!!!?
PO, PO, PIKËRISHT SHQIP, NË KËTË GJUHË TË TË PARIT TË FAMILJES E FISIT TONË, QË BËRI KONTRATËN E PARË ME ZOTIN/THOTIN, I QOFSHIM FALË! …
Kjo është kaq e thjeshtë dhe e natyrshme, sepse jo vetëm bota por edhe ti edhe toka do dridhen siç u drodhën në fillim (atje në zanafillë: GJENEZA)…
Ngadal, mor, ngadal, o Zekerja! E çka nëse ti, kështu si thua, han qytek (dajak), o prangosesh e hidhesh në bankën e të të akuzuarit, krijohet dosje e proces gjyqësor dhe, në fund, mbyllesh në birucat e akullta të burgjeve…?
Ani mor vëlla, s’ka dert! Nuk do jem as i pari e as i fundit shqiptar që mbyllet në ato “biruca”, siç i quan ti. Por, nuk di si mendon ti me ato përsiatjet tua të urta, ama mua mendja ime prej fukarai ma thotë që më të akullta e më të rënda janë ato BIRUCAT e vetmisë ku je në dilemë me vetveten: jam/s’jam; ekzistoj/s’ekzistoj; i vdekur/i gjallë & i gjallë/i vdekur…!
Në rregull, pa ma thuaj tani, çfarë thua për gjykatat gjigante të botës alla-nürnbergiane-iane o Hag-iane (gjykatat speciale)…
Shumë thjeshtë: ATO I DRIDH LOTI E DINJITETI I DINJITARËVE, TË TË NDËRGJEGJSHMËVE, TË TË SINQERTËVE ZEMËR E SHPIRTMËDHENJ..
Pyetja e fundit: Çka nëse duke “sharë” e bërtitur, vritesh ?!!!
Akoma më thjeshtë zotërote: NËSE VDES UNË, NUK VDES SHQIPTARIA, VËLLAIT. THJESHTË, LUFTËRAT DHE BETEJAT KOMBËTARE VAZHDOJNË SA TË RROJË BOTA E GJITHËSIA….
KËSHTU E THEM UNË SEPSE PIKËRISHT KËSHTU ËSHTË BETUAR NË KRYE TË HERËS ZOTI DHE SHQIPTARI, AI I PARI I FISIT E GJAKUT TONË ……..

ZOTI I BEKOFTË SHQIPTARËT!

Ashtu qoftë!
AMIN/ AMEN!

Zekerija Idrizi
Berlin

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

putin-balkan

Sulme kimike në qytetet gjermane!? Raporti: Pushtimi tokësor i Putinit, skenar i mundshëm

Enver Bytyqi

A ja vlen që shqiptarët të paguajnë kaq shumë për prestigjin e liderit?

opinion

Të ruhemi nga pseudoshkenca e sharlatanëve

Makron Macron

Macroni gjuajti sërish me bazukën e tij – dhe Rusia nuk është objektivi i vetëm

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni-ridefinimi i Maqedonisë

femijet nerove krusheve

Fëmijët dhe prindërit shqiptarë e nisin vet ndërtimin e shkollës në Krushevë, dora e shtetit nuk duket askund

Bekim Qoku

30 për qind e shqiptarëve në Maqedoni konsiderohen pakicë

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni – statusi politik

sadri-ramabaja1

Stadi i ri i përballjes me Serbinë – Gadishmëria për luftë

INFO

NA NDIQ