Çokollata me afat të ndryshuar të skadimit në një market në Kosovë (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Maj, 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbi njëmijë çokollata me afat të ndryshuar të skadimit janë gjetur të premten rreth orës 20, në një depo të një marketi në Prishtinë.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektoratin e AUVK (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në depon për furnizim me shumicë të artikujve ushqimor, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur gjithsejtë 1031 çokollata në të cilat dyshohet se ka pasur ndërhyrje (falsifikim) në datën e përdorimit”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se ka sekuestruar aparatin i cili është përdorur për ndryshimin e afatit të përdorimit.

AUV-i largon nga tregu çokollatat ‘’Frey’’

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se ka larguar nga tregu çokolatat “Frey” të dyshuara për falsifikim të datës së skadencës.

“Pas raportimit të konsumatorit të publikuar ne rrjete sociale, për dyshime të falsifikim të datës se skadences se produktit çokolatë”, thuhet në njoftim.

“Prodhues fabrika ‘’Frey’’ origjina Zvicër. Menjëherë kemi nisur gjurmimin për të gjetur adresën e operatorit ekonomik distribues. i cili ka rezultuar se gjendet në Fushë Kosovë”.

Sipas AUV-it, datat e skadencës janë mbuluar me stikera të distributorit dhe u janë shënuar, data tjera.

“Ekipi inspektues ka shkuar për inspektim të depos se produkteve. Aty ka gjetur produktet e njëjta si të dyshimta. Datat e skadencës janë mbuluar me stikera të distributorit dhe u janë shënuar, data tjera”.

“Menjëherë janë ftuar Policia me njësitet relevante për të bërë verifikimin e dyshimit në falsifikim. Inspektorët e AUV-së bashkë Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet në raste. Sasia e gjetur e produkteve e gjetur është ndaluar për qarkullim, po ashtu është urdhëruar distributori, qe menjëherë të bëjë tërheqjen nga të gjitha pikat ku e ka shpërndarë produktin”.

“Në të njëjtën kohë është gjetur edhe adresa e furnitorit të këtij produkti si Importues me lokacion ne komunën e Gjilanit. Po ashtu tek i njëjti autoritete shtetërore kanë gjetur edhe një sasi tjetër të çokolatës se njëjtë me afat të skaduar por qe nuk i është manipuluar data. Nga të dyja rastet është arritur të ndalohen rreth 2500 njesi çokolate prodhues fabrika ‘’ Frey’’ lloji: supreme dark orange, supreme dark 78%, dhe supreme dark crunchy almond. Të gjitha me peshë 100 gram për njësi”.

“Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni produktet e cekura me lartë sipas prodhuesit, llojit dhe etiketave, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë! Nëse i gjeni në shitje lajmëroni autoritetin. 080050095 thirrje pa pagesë”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

kembimi-valutor

Çfarë ndodh sot me kursin e këmbimit valutor

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

INFO

NA NDIQ