Çokollata zvicerane në Korçën e vitit 1909

Shkëlzen Halimi

Në numrin e 15 gushtit të vitit 1909, në të përjavshmen LIRIJA, që drejtohej nga Mid’had Frashëri, botohet edhe një reklamë interesante për çokollatën e atëhershme të njohur zvicerane, ZURHER.

Në tekstin për këtë produkt, ndër të tjera shkruhej se në treg janë llojet: çokollatë me qumësht, çokollatë me vanilje, çokollatë Bon Regal dhe Leukrol, për të cilën potencohej se është çokollatë fuqidhënëse. Leukrolin, thuhej më tej në tekst, e rekomandojnë mjekët kundër sëmundjeve nervore, dhimbjeve të stomakut dhe për ata që nuk janë të shëndoshë.

Në fund lexuesit njoftoheshin se: “të gjitha llojet e çokollatës Zurher gjinden në Korçë te ëmbëltorja “Manushaqe” e mëmëdhetarit tonë, zotit Vangjel A. Gjika”.