Çollaku për Ramën: Është liruar nga detyra formalisht përmes dorëheqjes

Profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, në një prononcim për Ekonominë Online tha se dorëheqja e ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, nuk ishte shkarkim, por lirim nga detyra.

Tutje, ai tha se ka pasur mosmarrëveshje nga Ministria me FSK-në, në këtë rast me komandantin.

“Nuk është shkarkim, por lirim nga detyra, përmes dorëheqjes formalisht, kurse realisht të gjithë e dimë se ka pasur mosmarrëveshje, mospërputhshmëri në kuptimin e koordinimit, Ministria me FSK-në, në këtë rast me komandantin”.

“…megjithatë, mbetet vendim zyrtar se ka dhënë dorëheqje dhe është angazhuar në detyrën e re”.

Rama dha dorëheqjen nga pozita e komandantit pa ndonjë arsye, duke u zëvendësuar nga gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e mori detyrën krejt në mënyrë private e pa prezencën e mediave.