Conference League/ Lazio e Villarreal mbesin jashtë, West Ham, Nice e Fiorentina vazhdojnë marshimin në Evropë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16 Mars, 2023

Pas disfatës në Olimpico me rezultatin 1-2, Lazio bie edhe në transfertë ndaj holandezëve të AZ Alkmaar. Bardhekaltërit u mposhtën me të njëjtat shifra 2-1, teksa ishin të parët që kaluan në avantazh falë golit të Felipe Anderson.

Megjithatë, vendasit barazuan shpejt me Karlson ndërsa në fraksionin e dytë Pavlidis i dhuroi avantazhin dhe kualifikimin të tijve në çerekfinale. Kujtojmë se në këtë sfidë nuk ishte i grumbulluar Elseid Hysaj për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.

Në ndeshjet e tjera, Nice nuk e vendosi në dyshim biletën për në çerekfinale teksa mposhti me rezultatin 3-1 Sheriff Tiraspol. Francezët kishin fituar 1-0 edhe ndeshjen e parë. Nga ana tjetër, West Ham ishte i pamëshirshëm në sfidën ndaj AEK Larnacas me anglezët që triumfuan me shifrat 4-0.

Ai që hapi llogaritë e ndeshjes ishte italiani Gianluca Scamacca ndërsa Bowen shënoi dy gola para se listës së golashënuesve t’i shtohej edhe Mubama. Kujtojmë se West Ham kishte fituar edhe ndeshjen e parë me rezultatin 2-0. Sakaq, surprizë ishte eliminimi i Villareal nga Anderlecht. Spanjollët u mposhtën në shtëpi me shifrat 0-1 ndërsa në Belgjikë sfida kishte përfunduar në barazim 1-1.

Ndërkaq, në fazën tjetër kaloi dhe Fiorentina ku pas fitores 1 me 0 para një javë në “Artemio Franchi”, pasditen e sotme arriti të triumfonte me rezultatin e thellë 1 me 4, në transfertën turke të Sivasspor. /i.m /abcnews.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

modric_1551712890-6083633

Arabët nuk ndalen, ofertë 120 milionëshe për Modriqin

mesi-paris

Zyrtare: Messi largohet nga PSG

benzema

Benzema vendos të largohet nga Real Madridi

boks boksier ring

Kosova me pesë boksierë në turneun e Kumanovës

marash-kumbulla

Disfata në Europa League, Marash Kumbulla me mesazh zemre për Romën

dion berisha bajern

Dion Berisha zyrtarizohet në Bayern Munich

armend alimi

Armend Alimin e kërkojnë klube ambicioze të Ligës së dytë!

futboll

Tragjike në Gjermani, sherri midis të rinjve i merr jetën futbollistit 15-vjeçar

benzema

Benzema bisedon sot me Real Madrid për të ardhmen e tij

INFO

NA NDIQ