Conte largohet nga stoli i Tottenham, bëhet gati Nagelsmann

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27 Mars, 2023

Tottenham dhe Antonio Conte vendosin të ndërpresin bashkëpunimin pas rreth 1 viti.

Rezultatet e dobëta dhe përçarja e dhomës së zhveshjes e kanë tronditur jo pak ambjentin e “Gjelave” dhe pas akuzave publike të trajnerit në adresë të lojtarëve, palët gjetën gjuhën e përbashkët për t’u ndarë.

Skuadra i është besuar deri në fund të sezonit zëvendësit të Contes, Cristian Stellini por nuk përjashtohet mundësia që ish-trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann, të emërohet në krye të stolit të londinezëve.

Gjithsesi, emra të tjerë në garë për të marrë drejtimin e Tottenham janë edhe Zidane, Luis Enrique e Pochettino.

Në krahun tjetër, dy janë mundësitë më të mëdha për të ardhmen e Antonio Contes. Mundësitë që ai të rikthehet në stolin e Juventusit janë rritur pas largimit të Agnellit nga posti i presidentit, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që ai të ulet në stolin e Interit që e shpalli kampion dy sezone më parë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inzaghi

Inzaghi: Inter nuk ka frikë nga City

ardian nuhiu

Nuhiu zyrtarisht trajner i kuqezinjëve të Tetovës

galtier-psg

Francezët e nisin merkaton me “vrull”, PSG realizon 2 “goditje” në 1 ditë

igli

​Tare largohet nga Lazio pas 18 vitesh

bad news eagles

Bad News Eagles mposhtin ekipin serb Sangrija

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

Sylvinho (Olympique Lyonnais, Trainer, head coach); Porträt, Einzelbild

Silvinho: Dua gjashtë pikë nga dy ndeshjet e radhës, mezi pres të dal para tifozëve shqiptar

benzema

​200 milion euro në vit, Benzema nënshkruan me klubin e ri

manchester-city

De Bryjne: S’ka presion, do të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer në Stamboll

INFO

NA NDIQ