Copa America e ardhshme do të mbahet në SHBA në vitin 2024, njoftuan në një deklaratë të përbashkët organet drejtuese të futbollit të Amerikës së Jugut dhe Amerikës së Veriut, CONMEBOL dhe CONCACAF.
U ra dakord që të 10 ekipet kombëtare të Amerikës së Jugut dhe gjashtë përzgjedhjet më të mira nga Amerika Veriore dhe Qendrore të marrin pjesë në atë garë.
Do të jetë hera e dytë që SHBA do të presë Copa America, një kompeticion në të cilin historikisht kanë marrë pjesë vetëm ekipet e Amerikës së Jugut, në vitin 2016 u mbajt në SHBA një edicion i jashtëzakonshëm i garës me rastin e 100 vjetorit të parë.